MENU
klinika

Çoroditëse!

E rëndë kjo për gripin! Pasi ta mësosh vetë, thuajua miqve

22.09.2018 - 20:29

Gripi përhapet edhe thjesht duke marrë frymë.

Në prag të sezonit të gripit vjen një lajm nga studiuesit. Ata thonë se mund të jetë e mundur që të ndodhë përhapja e virusit thjesht edhe duke marrë frymë.

Deri tani, mendohej se njerëzit e marrin virusin e gripit vetëm kur ata prekin sipërfaqet e kontaminuara ose duke rënë në kontakt me ajrin e ndotur nga kolla ose tështitjet e një personi të infektuar.

Por studimi i ri tregon se kollitjet dhe tështitjet nuk mund të jenë të nevojshme për të mbushur ajrin me virusin e gripit. Në studim, studiuesit analizuan ajrin rreth zonës së frymëmarrjes së 142 personave me grip.

Ne kemi gjetur se personat e infektuar me grip kanë kontaminuar ajrin rreth tyre me virusin infektues edhe vetëm duke marrë frymë, pa u kollitur ose pa teshtimë”, tha autori i studimit Dr. Donald Milton, Profesor i Shëndetit Mjedisor në Universitetin e Merilendit.

Njerëzit me grip prodhojnë aerosole infektive ose pika të vogla që qëndrojnë të pezulluara në ajër për një kohë të gjatë, edhe kur nuk kolliten dhe sidomos gjatë ditëve të para të sëmundjes”, shpjegoi ai në një lajm.

Pra, kur dikush në punë është i sëmurë me grip, ai/ajo duhet që të shkojë në shtëpi dhe të mos qëndrojë në vendin e punës pasi do të infektojnë të tjerët.

Në fakt, pothuajse gjysma (48%) e mostrave të kapura në ajrin rreth pacientëve të sëmurë me grip, vetëm nëpërmjet frymëmarrjes, jo kollitje apo tështitje, përmbanin virusin e gripit në sasi të ndjeshme, vunë në dukje studiuesit.

Për më tepër, u pa që edhe kur pacientët tështinë, nuk u vu re shtimi i sasisë së virusit në spërklat e pështymës.

Sigurisht hapa të caktuara të tilla si: “mbajtja e sipërfaqeve të pastra, larja e duarve gjatë gjithë kohës dhe shmangia e njerëzve që kolliten”, mund të ndihmojnë në uljen e përhapjes së gripit, tha Sheri Ehrman, Dekan i Kolegjit të Inxhinierisë në San Jose State Universiteti, në Kaliforni.

Por nëse përhapja e gripit bëhet edhe nëpërmjet frymëmarrjes së një personi të infektuar me grip atëherë edhe këto masa paraprake nuk sigurojnë mbrojtje të plotë për të mos u infektuar nga gripi”, shtoi ajo.

Hulumtuesit besojnë se gjetjet e tyre mund të ndihmojnë në përmirësimin e masave për të ulur rrezikun e transmetimit të gripit nga ajri dhe mund të përdoret gjithashtu për të zhvilluar masa më të mira për parandalimin e gripit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

“Për shembull, mund të bëhen përmirësime në sistemet e ventilimit në vende të tilla si zyra, klasa në shkolla, makina, metro, për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të gripit”, tha ekipi.