MENU
klinika

100 vjet histori

Epopeja e një liceu…

24.09.2018 - 10:41

Gjithnjë ka qenë dalluar për kulturën klasike e me ngjyrime thellësisht perëndimore, andaj jo më kot është quajtur “Parisi i Vogël “. Marr shkas nga ky emërtim i mbetur tashmë prej vitesh në foninë korçare, ky qytet, një udhëkryq arti, arsimi e oksidentalizmi, ka qenë i pari që mikpriti, sikurse i ka hije, hapjen e Liceut të Parë Francez.

Sot sipas statistikave rreth 30% e korçarëve janë frankofonë, ndërsa rreth 56% të tjerë frankofilë. Po ku filloi historia korçare e ndërthurur me kulturën franceze ? “Emblema e artë e qytetit “ i ka pasur shumë herë më të lashta rrënjët lidhëse me qytetërimin francez.

Ndërsa fillesat i kishte padyshim në pragun e Luftës së Parë botërore, atëkohë kur u shpall edhe protektorat francez. E njohur ndryshe si “Republika Autonome e Korçës”, ky qytet asokohe i përfshirë në trazirat e Luftës së Parë , me qindra pretendime nga pala greke për territore në këtë zonë , u shpall shtet i mëvetësishëm nga ushtria franceze, pasi qyteti ishte nën forcat e të dërguarit nga Franca. Gjatë periudhës 1916-1920 , me nënshkrimin e Protokollit për Shpalljen e Autonomisë së Korçës nga koloneli Descoins dhe përfaqësues nga pleqësia e Korçës , qyteti u fut nën protektoratin francez, paçka se për drejtimin e tij u caktuan figura të shquara të politikës lokale.

Ushtria e përbashkët ishte arritja e parë e kësaj marreveshjeje të dyanëshme, në krye të së cilës qëndronte Themistokli Gërmenji.

Me formën e qeverisjes së një shteti model perëndimor, Korça arriti të identifikohej me monedhat, flamurin e pullat e saj postare, që i dhanë edhe identitet. Kulmi, e ai që do të shkruante historinë 101 vjeçare të Korçës frankofone e njëherazi frankofile do të ishte hapja e Liceut Kombëtar, i cili zëvendësoi shkollat greke.

Çfarë roli pati Liceu i Parë Francez i Korçës ?

I hapur më 25 Nëntor të 1917, një vit pas shpalljes së Protektoratit, liceu i vendosi bazat e tij në shtëpinë e Nuçi dhe Dhimitër Mbrojes , dy filantropë korçarë të çilët pranuan që mësimi bilingiustik i këtij liceu të zhvillohej në pronën e tyre.

Më 1919 , për shkak të vështirësive atmosferike e klasave të vogla, Liceu u zhvendos në godinën e ish-gjimnazit Grek të Korçës, një prej “kujtimeve “ nga koha kur në Korçë mësohej greqisht , ku u drejtua nga Thoma Avrami.

Atje ai do të zhvillonte veprimtarinë e tij deri në pranverën e 1921 , kur marrëdhëniët Korçë –Francë kishin filluar të zbeheshin e Korça kishte dalë nga Protektorati, kur u transferua sërish. Më 1934 do të ishte filantropi korçar Thoma Turtulli i cili do të investonte për ngritjen e një godine të re , ku do të zhvillonin mësimin rreth 14 mësues hqiptarë e francezë ,të tillë si : Andre Bregault, Leon Perret , Jean Meyer, Mihal Ballkameni, Sotir Papakristo, Kostandin Zega etj.

Liceu kishte karakterin e një shkolle të mirëfilltë laike, perëndimore, ku studionin të gjithë pa dallime gjinore, racore e shtrese sociale.

E gjithë kohëzgjatja ishte 9 vite, ku fillimisht studioheshin lëndët e formimittë përgjithshëm e më pas në viin e katërt ndaheshin midis lëndëve sociale dhe atyre shkencore. E gjithë mësimdhënia realizohej në gjuhën frënge , ndërsa letërsia e gramatika shqipe studioheshin si lëndë më vehte. Nga dyert e këtij liceu dalën student të cilët u kthyen në ingranazhet lëvizëse të jetës kulturore e politike të vendit . Ishin ata të cilët më 1920 themeluan shoqërinë “Shpresa” që e përmbledh aktivitetin e saj kryesisht në fushën artistike.

Më pas themeluan revistën :Lyceum “, për të cilën punuan jo vetëm liceistët korçarë, por edhe ata kosovarë e të trevave të tjera. Nga 1917 deri më 1943, këta student (rreth 1115) u kthyen në emblem të qytetit të Korçës duke dhënë kontributin e tyre në të gjitha fushat e jetës. Një pjesë e figurave më të shquara të historisë shqiptare të tillë si : Xhevat Korça, Kristaq Venetiku, Anton Mazreku , Vedat Kokona etj , ishin frut i këtij liceu.

Ish – diktatori shqiptar Enver Hoxha ishte student dhe më pas mësues morali i këtij liceu. Liceu francez qe e vetmja shkollë që arriti të mbijentonte në 41 vitet e ashpra të diktaturës e marrëdhëniet me Francën ishin të vetmet që nuk u prishën.

Edhe sot, tradita e lindur 101 vite më parë, vazhdon të ruhet me fanatizëm e po aq me dashuri në kalldrëmet e Korçës, ku tek –tuk mund të rastisësh me jë zonjë a zotëri që do të të përshëndesë në frengjisht.

Kjo lidhje kaq e fortë gjuhësore me frengjishten, është po aq solide edhe me dashurinë për Francën. Në Parisin e Vogël, aty ku moda e 30’-40’ ishte “De la Françe”, aty ku kalldrëmet, shtëpitë e kultura me artin të sjellin në frymën e Parisit, e aty ku do të gjesh gjithmonë dikë që të të flasë për Francën. Sot ky lice është integruar në Shkollën e Mesme “Raqi Qirinxhi “ e mëgjithatë, ende vazhdon të mësohet frengjishtja, kultura e dashuria për Francën.

E kjo lidhje forcohet nga historia, bëhët mike me të e vazhdon rrugëtimin, mbase edhe për qindra vite të tjerë, ku i dihet ?!

L.S

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit