MENU
klinika

Momente pas lirimit

Ermal Hoxha rifiton lirinë, Rezarta publikon videon

18.09.2018 - 08:19

Mbrëmjen e së hënës mediat shqiptare u “pushtuan” nga lajmi se Ermal Hoxha, djali i udhëheqësit komunist, ka fituar lirinë.

Edhe pse u bë e ditur se ai kishte dalë nga burgu që në datën 13 shtator, edhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar në rrjetet sociale vetëm pas publikimit të lajmit në televizione.

Ajo ka postuar një video të Ermal Hoxhës që mban për dore të bijën e tyre, Hera.

Familja ime e vockël u bashku! Faleminderit për çdo fjalë e mbështetje që kam ndjerë nga ju, këto vite të vështira…Uroj nga zemra për gjithsecilin nga ju, të gjitha urimet që më keni dhënë, t’ju kthehen në bekime në jetët tuaja”, shkruan bashkëngjitur videos këngëtarja Rezarta Shkurta.

Hoxhës i kishte mbetur dhe 1 vit 6 muaj burg pa vuajtur por ka fituar lirinë me kusht. Ermal Hoxha u arrestua gjatë operacionit në Xibrakë dhe u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për trafik narkotikësh mbetur në tentativë. Në Xibrakë u zbulua një laborator i sofistikuar përpunimi kokaine më 14 janar të 2015 e lajmi bëri bujë në atë kohë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?