MENU
klinika

A duhet përmbysur regjimi?

Është koha që SHBA të ndihmojë Venezuelën…

13.09.2018 - 11:49

Nikki Haley, ambasadorja amerikane për Kombet e Bashkuara i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë javë se duhet të bënin diçka për Venezuelën dhe situatën e rënduar atje.

Megjithatë, fjalët e saj shtuan zemërimin ndërkombëtar, nisur nga kriza e refugjatëve dhe krizave sociale të Venezuelës si dhe nga autoritarizmi i regjimit.

Donald Trump, presidenti i SHBA, ka sugjeruar në mënyrë të përsëritur idenë e ndërhyrjes ushtarake, por zyrtarët e SHBA dhe udhëheqësit e Amerikës Latine e kundërshtojnë idenë.

Jim Mattis, sekretari i mbrojtjes i SHBA, tha muajin e kaluar se kriza e Venezuelës nuk është “një çështje ushtarake”.

Dy javë më parë Marco Rubio, senatori republikan kubanez-amerikan për Floridën, tha se ai nuk e përjashtonte mundësinë e ndërhyrjes ushtarake pas takimit me John Bolton, këshilltarin e sigurisë kombëtare të Trump.

“Unë besoj se forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara përdoren vetëm në rast të një kërcënimi për sigurinë kombëtare” tha Rubio për Univision News. “Unë besoj që Venezuela dhe regjimi i Maduro është bërë një kërcënim për rajonin dhe madje edhe për Shtetet e Bashkuara.”

Deri më tani, angazhimi i vetëm ushtarak i Shteteve të Bashkuara është anija spitalore e marinës që Z. Mattis dërgoi në Kolumbi muajin e shkuar për të ndihmuar me refugjatët venezuelianë.

Shtëpia e Bardhë këmbëngul se dëshira e saj që në Venezuelë të rikthehet demokracia mbetet e pandryshuar.

Një problem i dukshëm me ndërhyrjen e armatosur, janë reagimet e kundërshtarëve dhe ajo që ndodh më pas.


“Edhe nëse regjimi rrëzohet sfida e vërtetë është se si të shmanget kolapsi shkatërrues që vjen pas kësaj” tha Moisés Naím, një ish-ministër venezuelas.

“Kush do të merrej me kubanezët, grupet e armatosura, kartelet e trafikut të drogës në ushtri dhe popullsinë e uritur nëse përmbyset regjimi?”

Këto mbeten pyetje pa përgjigje dhe ndaj deri tani nuk ka patur ndërhyrje të mirëfilltë ushtarake.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN