MENU
klinika

Tregjet që synojmë

Eurobondi/ Shqipëria në listën e tregjeve ndërkombëtare

24.09.2018 - 13:15

Shqipëria është bërë pjesë e listës së tregjeve ndërkombëtare të kapitalit për blerje të Eurobondit.

Lidhur me këtë, kyeministri Rama, shkruan se ky listim, fakton për ekonominë shqiptare të kundërtën e asaj çfarë thotë opozita.

Ndërkohë dhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, kishte pohuar disa ditë më parë se ekonomia shqiptare do të drejtohet për blerje eurobondi.

eurobonds konica.al
eurobonds konica.al

Në një postim në Twitter kryeministri Rama shkruan:

“Sot paradite Shqipëria u listua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për blerjen e Eurobondit dhe ne do të kemi sukses në këtë operacion, pikërisht sepse ekonomia,financat e qeverisja jonë,janë krejt e kundërta e atyre që thotë pasqyra e dëshpërimit të opozitës sonë rrugëhumbur!”

Emetimi i eurobondit në tregjet ndërkombëtare për vitin 2018 do të jetë deri në 500 milionë euro, me afat maturimi 5-10 vjet, e cila vlerësohet si mënyra optimale si për të plotësuar nevojat për financim për dy vitet në vijim.

Tregjet që qeveria synon nuk janë vetëm ato në Europë, por edhe drejt atyre të Shteteve të Bashkuara. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN