MENU
klinika

Paige është shtatzënë

Fejohet Eddie Murphy, në pritje të fëmijës së dhjetë

29.09.2018 - 15:50

Aktori Eddie Murphy është në pritje të bëhet baba, por mes kësaj pritje të ëmbël, ai ka zyrtarizuar edhe lidhjen me modelen australiane Paige Butcher.

Përfaqësuesi për media i aktorit 57-vjeçar e konfirmoi lajmin për “UsWeekly”. “Daily Mail” shkruan se bukuroshja 39-vjeçare bjonde do të sjellë në jetë fëmijën e saj në dhjetor.

Modelja nga Australia njoftohet gjithashtu se është duke bërë blerje për fëmijën e saj të dytë që do të vijë së shpejti në jetë, e që do të jetë fëmija i dhjetë për Eddien.

Javëve të fundit gjithashtu u bë e ditur se fëmija do të jetë djalë. Paige dhe Eddie janë takuar që nga viti 2012 dhe vajza e tyre e parë, Izzy, ka lindur në maj të vitit 2016.