MENU
klinika

Do na falënderoni me shpirt!

Me osteoporozë? Ky informacion s’duhet të të shpëtojë!

13.09.2018 - 19:31

Osteoporoza është sëmundje e kockave, e cila ul densitetin kockor dhe nuk ka shenja të mirëfillta për ta kuptuar.

Osteoporoza është një pathollogji që prek kockat dhe në të cilën eshtrat bëhen të brishta, të dobëta dhe të lehta për t’u dëmtuar, ose për t’u thyer. Kjo vjen si rezultat i një rënie të mineraleve dhe forcës së kockave që me kalimin e kohës shkakton osteoporozën.

A prek osteoporoza vetëm të moshuarit?

Ndërsa efektet e osteoporozës shpesh shihen tek të moshuarit, çrregullimi zakonisht fillon duke përparuar që nga mosha e mesme.

Kockat janë më të fuqishme në mesin e të njëzetave të një personi, prandaj është e rëndësishme që të ketë një themel të mirë, që në fillim, për të mbajtur kockat e shëndetshme, deri në fund të jetës.

Pse është osteoporoza një çështje e rëndësishme e shëndetit të popullatës?

Në Shtetet e Bashkuara, 10 milion njerëz janë të prekur nga osteoporoza (80% e tyre janë femra), dhe 34 milion janë në rrezik për zhvillimin e sëmundjes, shkak është densiteti i ulët i kockave.

Këto dëmtime gjithashtu mund të rezultojnë në paaftësi të përhershme, paaftësi për t’u kthyer në punë, ose për të kryer aktivitete të përditshme.

Cilat janë shenjat e osteoporozës?

Osteoporoza mund të mos shkaktojë simptoma të dukshme. Pacientët mund të mos e dinë se kanë osteoporozën, derisa të kenë thyerje të kockës.

Kështu, shfaqjet më të hershme janë:

Thyerjet vertebrale (spinale) që ndodhin për shkak të kockave të dobëta, të shkaktuara nga osteoporoza;

Eshtrat e shtyllës kurrizore mund të thyhen dhe si rezultat i dëmtimeve edhe më të vogla që mund të lidhen me rënien, ose edhe me teshtimën;

Thyerjet, frakturat ndodhin në kockat e vogla të këmbëve për shkak të lëndimeve të përsëritura, zakonisht me trauma minimale;

Pacientët me osteoporozë janë në rrezik më të madh për frakturat e kellkut, ose kokës së femurit. Edhe një rënie e thjeshtë mund të shkaktojë thyerje të kokës së femurit tek një person me osteoporozë. Për shkak të dobësisë në kocka këto dëmtime mund të kërkojnë një kohë të gjatë ose janë të vështira për t’u shëruar plotësisht.

Cilat janë pasojat e osteoporozës?

Frakturat që lidhen me osteoporozën mund të rezultojnë me dhimbje dhe paaftësi të konsiderueshme. Pasojat nuk japin vetëm sëmundje, por edhe vdekje.

Kështu 20% e pacientëve me frakturë të kellkut, ose kokës së femurit vdesin brenda një viti pas lëndimit të tyre dhe një e treta do të mbetet në një spital rehabilitimi për të paktën një vit.

Pacientët që kanë një frakturë vertebrale (kurrizore) janë në rrezik të lartë për zhvillimin e thyerjeve të tjera.

Cilët faktorë ndikojnë në fortësinë kockore?

Forca kockore është e lidhur me masën kockore (dendësia), e cila i referohet sasisë së mineralizimit që mbetet në kocka me kalimin e moshës. Sa më të dendura të jenë kockat, aq më të forta janë ato.

Faktorët që përcaktojnë fortësinë kockore përfshijnë:

Faktorët gjenetikë;

Faktorët e mjedisit;

Marrja e medikamenteve;

Etnia (afrikano-amerikanët kanë densitet më të lartë të kockave sesa kaukazianët, apo aziatikët);

Gjinia (meshkujt kanë dendësi më të lartë të eshtrave se gratë);

Plakja (dendësia e eshtrave arrin kulmin e saj rreth moshës 25-vjeçare dhe zvogëlohet pas moshës 35-vjeçare.)

Përse gratë janë më të riskuara?

Gratë priren të diagnostikohen me osteoporozën më shpesh sesa meshkujt, sepse pasi ata arrijnë nivelin e uljes së estrogjenit në menopauzë. Por estrogjeni ndihmon në ruajtjen e densitetit të kockave tek gratë. Gratë pas menopauzës mund të humbasin deri në 4% të masës kockore çdo vit në 10 vitet e para pas menopauzës.

Si diagnostikohet osteoporoza?

Osteoporoza shpesh diagnostikohet pas një grafie të kryer kur kemi ndonjë frakturë të kockave, por derisa ajo të zbulohet me grafi mund të ketë humbje të konsiderueshme të masës kockore.

Kështu që një ekzaminim që quhet ‘MATJA E DENSITETIT KOCKOR’ (DEXA ose DXA) mund të përdoret si një provë për diagnostikimin e osteopenisë (humbja e masës kockore që i paraprin osteoporozës). Ky test mat densitetin e kockave në femur, shpinë dhe është më i saktë se një grafi me rreze X.

A duhet ta bëjnë të gjithë njerëzit këtë ekzaminim?

Fondacioni Kombëtar i Osteoporozës rekomandon që grupet e mëposhtme të njerëzve duhet të bëjnë këtë ekzaminim:

Të gjitha gratë e moshës 65 vjeç e lart;

Të gjitha gratë në periudhën post-menopauzale, nën moshën 65 vjeç, të cilat kanë faktorë rreziku për osteoporozën;

Gratë në periudhën pas menopauzës që kanë fraktura;

Gratë që kanë sëmundje të tjera që mund të shkaktojnë osteoporozë;

Po kështu edhe burrat që kanë fraktura, ose sëmundje, të cilat mund të shkaktojnë humbje të masës kockore.

A ka trajtim?

Deri tani nuk ka shërim për osteoporozën. Trajtimi i osteoporozës përfshin, ndalimin e humbjes së mëtejshme të kockave dhe forcimin e kockave që tregojnë shenja të dobësisë.

Po parandalim?

Parandalimi i osteoporozës është i rëndësishëm. Ushtrimet janë të rëndësishme për të ndihmuar në përmirësimin e forcës dhe ekuilibrit të muskujve. Ushtrimi me peshë gjithashtu ka të mirë, sepse ndihmon për të forcuar eshtrat.

Konsultohuni me mjekun tuaj për llojin dhe kohëzgjatjen e ushtrimit që është i drejtë për ju.
Pirja e duhanit mund të rezultojë në humbjen e kockave.

Në pacientët e prekur me osteoporozë kjo mund të përshpejtojë progresin e sëmundjes. Gjithashtu, ul nivelet e estrogjenit tek femrat, të cilat mund të çojnë në menopauzë më të hershme dhe humbje të mëtejshme të kockave.

Efekti i alkoolit dhe kafeina në osteoporozën nuk është i qartë.

Për të ruajtur shëndetin optimal, konsumoni alkool dhe kafeinë në moderim.