MENU
klinika

Video-intervistë me Prof. Besim Boçin

“Femrat shqiptare duan të bëhen si Kim Kardashian”

10.09.2018 - 19:24

I ftuar ditën e sotme në Klinika Online ishte profesor Besim Boçi, shef i Shërbimit të ORL-së në QSUT.

Specifikisht merret me kirurgjinë plastike të fytyrës ku pjesën më të madhe të ndërhyrjeve e zë rimodelimi i hundës.

Duke qenë se vitet e fundit në vendin tonë është vënë re një tendencë në rritje për kirurgjinë plastike, së bashku me Dr. Boçin zhvilluam një bisedë lidhur me çështjen në fjalë!

Sipas mjekut otorinolaringolog, kirurgjisë plastike i nënshtrohen moshat e reja, kryesisht seksi femër. Të rejat shqiptare sipas Dr. Boçit përpiqen të imitojnë top-modelet, më së shumti Kim Kardashian.

Kirurgu i mëshon herë pas here faktit se jo gjithmonë reklama ka lidhje me mjekun më të mirë apo me ndërhyrjen kirurgjikale më të mirë. Për këtë, qytetarët duhet të tregohen mjaft të kujdesshëm!

“Hunda duhet të rimodelohet si nga ana funksionale edhe nga ana estetike vetëm nga mjeku otorinolaringolog. Në raste jo të pakta ndërhyjnë kirurgët plastikë që merren me gjoksin, me barkun.

Kirurgu plastik më të vërtetë mund të rregullojë një problem të vogël në hundë, por nuk e rregullon dot kurrë anën funksionale. Nuk rregullon dot kurrsesi frymëmarrjen tek pacienti. Vetëm një mjek ORL i zgjidh shumë mirë të dyja, edhe anën funksionale edhe atë estetike”, shprehet Dr. Boçi.

Për personat të cilët janë nën 18 vjeç, nuk rekomandohet që të kryejnë ndërhyrje në hundë, pasi rritja nuk ka përfunduar akoma.

Për më shumë informacione, ju ftojmë të shikoni intervistën e plotë!