23.09.2018 - 08:52
Kryeministri Edi Rama ka bërë një ftesë për të gjithë fermerët që nuk kanë pronësi në tokat e tyre bujqësore.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama njofton se ata duhet t’i drejtohen njësive vendore për plotësimin e formularit falas deri në 31 dhjetor të këtij viti.
POSTIMI I PLOTË
MIRËMËNGJES
dhe me këtë ftesë për të gjithë fermerët pa pronësi mbi tokën e tyre bujqësore, që të drejtohen pranë bashkisë apo njësisë së tyre administrative për të perfituar plotësimin falas të dosjes deri më 31 dhjetor, ju uroj një të dielë të bukur
#eGjithëVëmendjapërJu