MENU
klinika

Formula 1

Ferrari dominon “pole position” në Monza

01.09.2018 - 16:20

Skuderia e Ferrarit në Formula 1 ka dominuar në Monza gjatë garës për “pole position”, teksa dy vendet e para janë zënë nga makinat kokëkuqe.

Dy pilotët e makinës italiane kanë siguruar dy vendet e para në vijën e nisjes, me Kimi Raikkonen që dha kohën 1’ 19” 119, duke siguruar “pole position” para fansave të shumtë të Ferrarit.

Në xhiron e fundit, finlandezi arriti të mposhtë shokun e tij të skuadrës Sebastian Vettel, që u rendit i dyti. Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton me Mercedes. Megjithatë, diferencat mes tre të parëve janë shumë të vogla, çka premton një garë spektakolare nesër në Monza.

Në përfundim të sesionit të parë të provave zyrtare u eliminuan Perez (Force India), Leclerc (Sauber), Hartley (Toro Rosso), Ericsson (Sauber) dhe Vandoorne (McLaren), ndërkohë që më i shpejti në pistë ishte Vettel me Ferrari.

Ndërsa në përfundim të sesionit të dytë u eliminuan pilotët Magnussen (Haas), Sirotkin (Williams), Alonso (McLaren), Hulkenberg (Renault) dhe Ricciardo (Red Bull).

Australiani nuk zbriti fare në pistë, teksa nesër garën do ta nisë nga vendi i fundit, pas modifikimeve që ka bërë në makinë, ndërkohë që edhe në këtë sesion më i shpejti ishte Vettel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkatërrohet Sauber i Ericsson

Panik në Monza, piloti aksidentohet keq