MENU
klinika

Nga Matteo Garrone

Filmi “Dogman”, kandidati italian për “Oscar”

25.09.2018 - 21:12

Italia do të kërkojë të marr çmimin “Oscar” me filmin “Dogman”, i regjisorit të Gomorrah. Ai të do konkurrojë në kategorinë e filmave me metrazh të gjatë në gjuhë të huaj.

“Dogman” ka për protagonist Marcellon, një shitës kafshësh të urtë dhe xhentil, i cili jeton për dy qëllime: për vajzën Alida, e cila ka pasion zhytjet dhe që ëndërron ta dërgojë në ndonjë ishull ekzotik, dhe qentë që i kuron dhe kujdeset për to me afeksionin më të madh.

“Dogman”, siç shpjegon Garrone, është një film që frymëzohet lirisht nga një krim i ndodhur 30 vite më parë, por që faktet nuk rindërtohen ashtu siç kanë ndodhur dhe siç janë paraqitur në kronikën e zezë.

Garrone ka nisur të punojë me skenarin 12 vjet më parë, ku përgjatë kësaj kohe e ka riparë disa herë skenarin për modifikime të ndryshme. Vetëm me anë të takimit të protagonistit të filmit një vit më parë, me Marcello Fonten, me humanizmin e tij, regjisori arriti të ndriçohej se si ta trajtonte një subjekt kaq të zymte dhe të dhunshëm.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët