Mirupafshim det, mirupafshim çlodhje. Po ju zbulojmë aforizmat e famshme dedikuar muajit, në të cilin pjesa më e madhe e personave i rikthehet punës impenjative…
Shumë prej jush kanë përfunduar pushimet dhe i janë rikthyer, më saktë “jetës së përditshme”: punë, shtëpi, trafik… kohë e keqe… Pra, dita e sotme filloi me një diell të frikur që po na shoqëron në këtë fillimmuaji. Për të na shoqëruar në këtë rinisje, kemi përzgjedhur aforizma dhe proverbat më të bukura kushtuar muajit shtator.
“Ditët e shtatorit, deri në mesditën e fundit, janë si pjesët klasike, flladitëse dhe melodioze, të cilat duke u afruar buzëmbrëmja bëhen tmerrësisht e më romantike”.
(Giovanni Papini)
“Shtatori i nxehtë e i thatë, pjek çdo frut”.
(Proverb meteorologjik)
“Puna e shtatorit, qari i të zotit”.
(Proverb toskan)
“Ishte një shtator, nga ata ku vera dukej sikur s’do të përfundonte kurrë. Pesë miljet përgjatë shëtitores së bregdetit Royal-les Eaux, në sfondin e së cilës shtriheshin lëndina të pandërprera, zbukuruar herë pas here me vllaja trengjyrëshe plot sherbelë, kaçile dhe lobelia, gjallëruar nga shpatoret dhe, mbi bregdetin më të stërgjatë të Francës veriore, mjegullat shumëngjyrëshe varnin gëzueshëm deri në shpate, të dendura, taborë fitimprurës”.
(Ian Fleming – Agjenti 007 në shërbiminin sekret të Madhërisë së saj – Incipt)
“Hënën e shtatorit e pasojnë shtatë hëna të barabarta”.
(Proverb emilian)
“Në shtator dhe në gusht, verën e vjetër pije, por mushtin lëre”.
(Proverb toskan)
“Vala e të nxehtit e kishte mbështjellë Baltimorën si një qefin. Rrethinat e gjelbëruara rifreskoheshin nga mijëra ujitësa, mirëpo qytetarët më të pasur qëndronin mbyllur në shtëpi me kondicionerët graduar në maksimum. Në shëtitoren North Avenue, prostitutat e plogëta përpiqeshin të gjenin hije duke djersitur nën paruke, kurse në qoshk të rrugës djemtë shisnin drogëra që i nxirrnin fshehurazi nga xhepat e pantallonave të shkurtra. Ishte zemra e shtatorit, por vjeshta dukej ende larg”.
(Ken Follet – “Binjaku i tretë”)
“Shtatori dhe tetori me ditë të bukura, kohë për t’u arratisur në piknikë”.
(Proverb roman)