26.09.2018 - 19:21
Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në SHBA, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku mori pjesë në samitin e Paqes në OKB, zhvilloi edhenjë takim me presidentin amerikan, Donald Trump.
Vetë Presidenti Meta ka postuar një foto nga takimi me liderin botëror, ndërsa shihet përkrah çiftit presidencial, Trump. Po ashtu kreu i shtetit shqiptar theksoi se ishte i kënaqur që kishte marrë pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA-ve.
“I kënaqur që mora pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump. Partneritet i fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA”, ka thënë presidenti Meta.