MENU
klinika

Deklarata e Makron

Franca përballet me të kaluarën, pranon torturat ndaj Algjerisë

14.09.2018 - 10:57

Franca ka pranuar zyrtarisht për herë të parë se ka kryer tortura të vazhdueshme gjatë luftës së pavarësisë së Algjerisë, duke folur rreth sjelljes në konfliktin 60-vjeçar që është fshehur për një kohë të gjatë.

Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca nxiti një “sistem” që çoi në tortura gjatë konfliktit të Algjerisë dhe me të kaluarën tani duhet të përballesh me “guxim dhe qartësi”.

Macron përdori rastin e matematikanit Maurice Audin, një aktivist komunist pro pavarësisë, që u zhduk në vitin 1957, për të bërë një koment rreth torturës nga Franca, ndryshe nga çdo president i mëparshëm.

Makron

Macron njoftoi se arkivat do të hapen tërësisht për historianët, familjet dhe organizatat që kërkojnë të vërtetën për numrin e madh të civilëve dhe ushtarëve të zhdukur, të francezëve dhe algjerianëve, trupat e të cilëve kurrë nuk janë gjetur.

Gjatë luftës së 1954-1962, forcat franceze goditën brutalisht luftëtarët e pavarësisë në koloninë e atëhershme, e cila u sundua nga Parisi për 130 vjet.

Shteti francez nuk ka pranuar më parë se forcat e saj ushtarake në mënyrë të vazhdueshme përdorën torturën.

Gjatë luftës qeveria censuroi gazeta, libra dhe filma që pretendonin se ishte përdorur tortura dhe pas luftës dhe mizoritë e kryera nga trupat e saj mbetën tabu në shoqërinë franceze.

Benjamin Stora, një ekspert për Algjerinë dhe kreu i muzeut francez të historisë së emigracionit, i cili ka këshilluar Macron për këtë çështje, tha: “Kjo deklaratë do të lërë një shenjë që nuk mund të zhduket lehtë”.

Lufta në Algjeri

Masa më e rëndësishme nga Franca për t’u përballur me historinë e saj erdhi në 1995 kur presidenti i atëhershëm Jacques Chirac pranoi se Franca në tërësi ishte përgjegjëse për mbledhjen e 76,000 hebrenjve të dërguar në kampet e vdekjes naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Deklarata e Chirac se  marrëzia kriminale” e popullit gjerman ishte u ndihmuar nga shteti francez, shkaktoi trazira në gjithë Europën.

Macron vitin e kaluar deklaroi se kolonizimi i Algjerisë nga Franca ishte një “krim kundër njerëzimit”.

Ai më vonë bëri thirrje që historia kombëtare të mos mohohej dhe as francezët të mos pendoheshin për të. Ai shtoi “Ne nuk mund të mbetemi të bllokuar në të kaluarën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN