MENU
klinika

Ronela festoi ditëlindjen

“Gëzuar ditëlindjen, partnerja ime në krim!”

02.09.2018 - 19:45

Ata janë përfolur shpesh se janë të lidhur bashkë, megjithëse këtë gjë nuk e kanë pranuar asnjëherë. E kemi fjalën për reperin Young Zerka dhe Ronela Hajatin.

Këngëtarja festoi ditëlindjen një natë më parë me një grup shoqërie dhe ajo që ra në sy ishte mungesa e reperit.

Megjithatë, Young Zerka nuk ka hezituar ta urojë, madje edhe publikisht, këngëtaren. Zerka i ka dedikuar një status mjaft të ëmbël në “Instagram” Ronelës, ku i uron gjithë të mirat e botës, pasi sipas tij i meriton.

“Gëzuar ditëlindjen partnerja ime në krim! Të uroj më të mirat vajzë dhe në rrugën tënde ka shumë gjëra të bukura që të presin sepse i meriton. Qëndro gjithmonë e qeshur, argëtuese dhe produktive. Në këtë foto shkëlqejmë si yje,”– shkruan Zerka teksa ka shpërndarë edhe një foto bashkëngjitur urimit.