MENU
klinika

Zero jashtë Kinës e SHBA-së

Gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë

02.09.2018 - 20:18

Kompanitë e mëdha tanimë mund të gjenden kudo në botë.

Për shembull, kompanitë masive të makinave mund të gjenden pothuajse kudo në hartë. Tata Motors (Indi) dhe Magna (Kanada) janë vetëm disa prej kompanive më të mëdha të përfshira në prodhimin e automjeteve apo pjesëve të tyre.

Ndërsa industritë bankare, farmaceutike, të energjisë gjithashtu janë të përhapura gjeografikisht, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për industrinë me rritje të shpejtë të teknologjisë.

Përplasja e titanëve të teknologjisë

Publikimi më i fundit i të dhënave të raportit të famshëm “Tendencat e Internetit 2018” të Mary Meeker veçoi kompanitë më të mira të internetit në botë sipas vlerës që bartin.

Nga 20 gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë në nivel global, gjithsej ZERO janë të vendosur jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Këtu janë renditjet më të fundit të kompanive të internetit, duke përdorur kapitalizimet e përditësuara të tregut për të gjitha kompanitë publike:

Në total, lista e sipërme e kompanive është me vlerë 5.9 bilion dollarë, me një ndarje 75% -25% në terma të SHBA-së/ Kinës.

Gjithashtu vlen të përmendet se lista përjashton Samsung, me gjasë për shkak se kompania e Koresë së Jugut është mjaft e larmishme në aktivitetet prodhuese (televizorë, frigoriferë, kondicionerë, bateri, furra me mikrovalë etj.).

Një rënie e madhe

Përveç dualitetit SHBA-Kinë, aspekti tjetër i dukshëm i listës së gjigantëve më të mëdhenj të teknologjisë në botë është se ai tregon qartë një ndarje midis kompanive të nivelit të lartë dhe atyre më poshtë në renditje. Në fakt, nuk ekziston një kompani e vetme me një vlerësim nga 200 miliard deri në 450 miliard dollarë.

Shtatë kompanitë e para në listë përbëjnë 81% të vlerës së përgjithshme të listës, dhe ato janë të gjitha mbi vlerën prej 450 miliard dollarësh. Këto përfshijnë viganët si Apple, Alphabet, Amazon dhe Microsoft, por edhe dy kompani të mëdha kineze si (Tencent, Alibaba).

Ndërkohë, 14 kompanitë e para grumbullojnë vetëm 19% të vlerës – një fakt që nënvizon se sa e vështirë është të hapësh një kompani të teknologjisë në pjesën e tjetër të tregut.

Burimi: World Economic Forum

Përgatiti: M.G