MENU
klinika

Skandal

E frikshme! Gjilpëra në luleshtrydhe

20.09.2018 - 09:08

Nja skandal i vërtetë ka shpërthyer në Australi, ku gjilpëra të vogla janë gjetur të futura në fruta dhe kryesisht në luleshtrydhe.

Situata është rënduar edhe më tepër kur një burrë përfundoi në spital pasi kishte gëlltitur një gjilpërë gjatë konsumimit të frutave. Kjo lojë e frikshme e një mendjeje të sëmurë ka shkatërruar biznesin e fermerëve që kultivojnë luleshtrydhet.

Ndërkohë, të mërkurën, autoritetet kanë zbuluar autori e parë, një fëmijë 12 vjeç, që ka pranuar se kishte futur gjilpëra në luleshtrydhe duke e konsideruar si shaka një gjë të tillë.

Një fermë e vogël në Birsbane është detyruar që të hedhë miliona fruta pas skandalit. “Ne duhet t’i hedhim ato, sepse tregjet nuk do të merrnin luleshtrydhe për shkak të gjilpërave”, tha Stephanie Chheang, një prej fermerëve.

Ajo tha se nëna e saj Leena Lee Cufari dhe njerku i kaluan vitet duke ndërtuar këtë biznes. “Ata i shpenzuan të gjitha paratë dhe përpjekjet e tyre për të ndërtuar një biznes të tillë të suksesshëm ishin katastrofike. Ata punojnë shumë për të bërë para për familjen tonë dhe disa individë egoistë po na shkatërrojnë”, u shpreh fermerja.