MENU
klinika

zonat turistike në Elbasan

Gjinari, një nga zonat turistike më të bukura të Elbasanit

20.09.2018 - 20:09

Vetëm 24 km larg nga Elbasani dhe gati 2 orë larg nga Tirana ndodhet Gjinari, një nga zonat turistike më të frekuentuara së fundmi. Zona e Shpatit, karakterizohet nga një reliev malor dhe nga një klimë e pasur me oksigjen. Pikën më të lartë kjo zonë turistike e arrin me malin e Bukanikut i cili është 1831 m mbi nivelin e detit.

E veçanta e Gjinarit është se ai dallon për nga klima dhe resurset e veta natyrore, duke të ofruar një turizëm permanent, si gjatë verës, ashtu edhe në dimër. Keni mundësi të bëni çfarëdolloj aktiviteti që të dëshironi : mund të bëni piknik , mund të bëni hiking,camping, ekspedita studimore, të ushtroni sportin e rally-it etj.

Krahas kënaqësisë, Gjinari ka dhe një vlerë jashtëzakonisht të madhe si zonë kurative, sidomos për ata që vuajnë nga mushkëritë. Ajri është i pastër e plot oksigjen.

Investimet nga ana e pushtetit lokal, janë pothuajse zero. Qeveritarët vijnë e trokasin në dyert e banorëve vetëm gjatë periudhës së zgjedhjeve duke dhënë premtime boshe.

I vetmi investim i bërë është rruga kryesore që lidh fshatin me qytetin e Elbasanit , e cila pothuajse është drejt degradimit. Kështu që sigurohuni të zgjidhni mjetin e duhur të udhëtimit të përshtatshëm për rrugë malore.

 

Në këto vite ka lulëzuar kryesisht turizmi familjar çka pasqyron interesin e banorëve për ta zhvilluar këtë zonë dhe për ta bërë të njohur. Egzistojnë rreth 23 shtëpi mikpritëse, të cilat banorët i kanë kthyer në bujtina për turistët.Turistët e huaj janë të shumtë dhe kryesisht janë holandezë, gjermanë dhe francezë.

Çfarë do të gjeni në Gjinar ?

Kisha e Shënkollit në Shelcan: E ndërtuar në mesjetë dhe pikturuar nga Onufri më 1554,piktori më i madh dhe më i veçantë shqiptar.

Kisha e Shënepremtes në Valësh: Është ndërtuar në mesjetë dhe pikturuar në faqet e murit me afreske nga Onufri (1554) në stilin bizantin.

Varri i Kostandin Shpatarakut (Ogës) në Valësh: Piktor ikonash në mbi gjashtë kisha të Shqipërisë së Mesme, nga viti 1736 deri në vitin 1767

Derstilat artizanale në shfatin Dërstilë. Mekanizëm që punon me forcën e ujit. Përpunon (me rrahje e zhytje) pëlhurat e leshta që bëhen në vegjë (tezgjah).

Lojra olimpike: Në ditët e javës së parë të qershorit të çdo viti, në stadiumin natyror Lugshkurt zhvillohen lojra olimpike, me pjesmarrje të gjerë edhe nga Elbasani. Zhvillohen gjithashtu festivale folklorike, panaire me prodhime vendase, gatime tradicionale, etj.

 

Dushku gjigand i Lleshanit, për të cilin ekziston edhe një legjendë. Ka një lartësi rreth 21 m, dhe mosha e tij është 250-vjeçare.

Dushku i Gjinarit, pranë kishës së fshatit me një lartësi prej 22 m dhe moshë 300-vjeçare.

Pishat e Fushë Kuqes, në Gjinar qendër
Përbëhet nga drurë të vjetër dhe të rinj, me lartësi 18-20 m, me moshë 149-158 vjet.

Mikëpritjen e ngrohtë të banorëve të cilët nuk ngurojnë t’ju ftojnë në shtëpitë e tyre.

Restorantet që shërbejnë gatime tradicionale duke përdorur prodhimet vendase.

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN