MENU
klinika

E dyta herë brenda vitit

Grabitësit “mësyjnë” në vilën 6,8 mln dollarë të Rihannas

26.09.2018 - 14:24

Për herë të dytë brenda një viti, shtëpia me vlerë 6.8 milionë dollarë e Rihannas në Hollywood ka rënë pre e grabitësve.

Persona ende të paidentifikuar dyshohet se janë future mbrëmjen e së martës në rezidencën e këngëtares. Policia është thirrur menjëherë pas dyshimeve dhe kanë gjetur prova se në shtëpia janë future persona, por ende nuk është e qartë nëse kanë arritur të grabisin ndonjë gjë.

Mediat raportojnë se fqinjët i kanë thënë policisë se kanë parë autorët të largohen me një automjet menjëherë pas rënies së alarmit. Në ato momente askush nuk ndodhej në shtëpi.

kolana e librave

Policia u lajmërua edhe në muajin gusht pas rënies së alarmit në shtëpinë e Rihannas, por më pas rezultoi se sistemi i alarmit ishte aktivizuar rastësisht.

Muajin e kaluar, policia vuri në pranga një person të identifikuar si Eduardo Leon, mbi të cilin rëndojnë disa akuza, si vjedhje e vandalizëm, kur ai hyri në shtëpinë e këngëtares dhe kaloi një ditë aty.

Autori i tha policisë se synimi i tij ishte të kryente marrëdhënie seksuale me Rihannan, por jo pa pëlqimin e saj.

Për këtë sezon veror, ndryshe...

5 librat që rekomandon Bill Gates

Reagimi i televizionit "flakë më flakë"

Agron Llakaj i drejtohet AMA-s për reality-shown e TopChannel

"Më la lidhur deri kur u zgjuan gjelat e Surrelit"

Kryeministri fiksohet pas filmit “Gangs of London”

Dhe.. jo! Nuk është bashkëshortja!

Lorik Cana zbulon se për kë është tepër xheloz

‘Ke ndër mend të bësh një bebe?’

Besa Kokëdhima tregon kur do të bëhet nënë