Gara e sotme në Sochi të Rusisë në Formula 1 ndoshta nuk ka qenë spektakolare, por do të mbahet mend për një gjest në momentin e dhënies së cmimeve, ku Hamilton (i pari) i la vendin në podium Bottas (i dyti).
Mercedes dominoi garën, por për Lewis Hamilton ky sukses ishte shumë i vështirë. Po të mos ishte për shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas, piloti britanik do të ishte duke dueluar për vendin e dytë me Sebastian Vettel.
Këtë gjë Hamilton e di mjaft mirë dhe pas garës ka pranuar se shoku i tij i skuadrës meritonte fitoren dhe për ta konfirmuar këtë gjë e ka ftuar të ngjiten të dy së bashku në majën e podiumit.
Hamilton wanted to change the trophies with Bottas!!#hamilton #bottas #RussianGP #f1 pic.twitter.com/IXZDqWsWjY
— Dennis Gerritsen (@Dennboss) September 30, 2018
“Ishte realisht një ditë e vështirë për ne dhe Valtteri u tregua fisnik, duke më lënë ta parakaloja, duke korur në fund një fitore të dyfishtë, që tregun epërsinë e Mercedes. Bottas bëri një garë të jashtëzakonshme dhe sot meritonte fitoren.
E imagjinoj që për të ka qenë e vështirë momenti kur hapi krahun, por kjo tregoi për forcën e skuadrës tonë”, – tha Hamilton, që ndau podiumin me shokun e tij të skuadrës ashtu sikurse bënë Schumacher e Barrichelo në vitin 2002.
Ndërsa ekipi i pilotit gjerman ka organizuar një festë speciale ruse për 21-vjeçarin Max Verstappen. Red Bull është kujdesur deri në detaje për një festë surprizë nën “shijen ruse”.
Këngën e ditëlindjes e kënduan së bashku me pilotët holandez Helmut Marko dhe Christian Horner dhe më pas prenë tortën e verdhë, në formën e helmetës së Max. E ndërsa dhurata më origjinale ka qenë printimi i imazheve të Verstappen në disa faza të jetës së tij mbi matrioshkat ruse.