Piloti britanik Lewis Hamilton ka treguar edhe një herë klasin e tij, duke siguruar “pole position” në Singapor dhe duke hedhur një hap të madh drejt triumfit nesër në garë.
Në krah të tij në vijën e parë të startit do të jetë holandezi Max Verstappen me Red Bull, duke befasuar dy makinat Ferrari. Vetëm i treti Sebastian Vettel me Ferrari, gati gjysmë sekondë më i avashtë se Hamilton.
I katërti doli Valtteri Bottas me makinën tjetër Mercedes, duke lënë pas Kimi Raikkonen me Ferrari (i pesti) dhe Daniel Ricciardo me Red Bull (i gjashti). Në “top-10” u renditën Perez (Force India), Grosjean (Haas), Ocon (Force India) dhe Hulkneberg (Renault).
? END OF QUALIFYING ?
TOP TEN
HAM
VER
VET
BOT
RAI
RIC
PER
GRO
OCO
HUL#SingaporeGP ?? #F1 pic.twitter.com/FX7k4eHe5A— Formula 1 (@F1) September 15, 2018
Gara nesër starton në orën 14:10. Në përfundim të sesionit të parë, u eliminuan Magnussen (Haas), Hartley (Toro Rosso), Vandoorne (McLaren), Sirtokin e Stroll, të dy me Williams.