MENU
klinika

Një aventurë parisiane...

Henri Miller nga bota e prostitucionit tek lëvdimi i shpirtit

09.09.2018 - 13:40

Nga Luan Rama/

Shkrimtari dhe eseisti i njohur amerikan Henry Miller, e krijoi veten si shkrimtar veçse nga përvoja e tij parisiane gjatë viteve ’30 të shekullit XX, kohë kur shumë amerikanë dhe anglezë si Joyce, Hemingway, Fitzgerald, Anderson, Stein apo Orwell vinin në Paris për t’iu larguar puritanizmit të këtyre shoqërive.

Për Miller, të bëhej shkrimtar ishte në fillim veçse një dëshirë, por jeta në Paris i dha mundësinë të shohë e të ndjejë nga afër shoqërinë njerëzore, të prekë fundin e një jete të mjerë, të dekompozuar, me fate klithëse, të mbytur në dehje, seks e prostitucion, për të krijuar pastaj një letërsi tjetër, ndryshe nga tradita letrare amerikane, një letërsi gjysmë-autobiografike, ku ai tregon ngjarje të përjetuara, dhe bën refleksione sociale e filozofike.

Librat që ai shkroi dhe botoi në atë kohë në një shtëpi botuese në Francë, u ndaluan në Amerikë dhe Angli si vepra dekadente dhe të papranueshme. Shkaku ishte se aty përshkruheshin dhe eksperiencat personale seksuale të shkrimtarit. Veprat e tij u lejuan duke filluar vetëm nga viti 1961, pra pas 30 vjetësh. Krijimtaria e vërtetë letrare, pas disa eseve e tregimeve të shkurtra, fillon me «Ditë të qeta në Clichy», «Pranvera e zezë»,m dhe «Tropiku i Gaforres».

Në udhëtimin e tij të parë më 1928, si turist, ai vjen me gruan e tij, Junes Mansfield, të cilën e donte shumë, por shpejt ajo largohet dhe ai fillon jetën boheme në zonën e Montparnasse e Saint-Germain-des-Près duke u vendosur më pas më 1932, në Clichy, jo larg Montmartres, një zonë tepër e gjallë, e cila mbahej si bastion i socializmit në Francë, meqë dhe lëvizja puntore atje ishte më e fuqishme.

Përshkrimet e tij letrare, edhe pse autobiografike, janë me shumë ngjyra, detaje, karaktere, personazhe të një kohe që sot nuk janë më, një atmosferë e çuditshme e jetës libertine, për të cilën, ata që vinin përtej La Manche apo nga bregu tjetër i Atlantikut, u dukej si një lloj parajse në lidhje me lirinë. Në fakt, në adoleshencën dhe rininë e tij ai kishte qenë një njeri shumë timid, e madje kur zbarkoi në Paris ai i tha vetes: «Ti s’je i zoti të bësh asgjë… Atëherë bëju shkrimtar!… Dhe unë u bëra shkrimtar nga dëshpërimi», – shkruan ai.
Në librin «Jours tranquilles à Clichy», (Ditë të qeta në Clichy), ndër të tjera ai shënon:

«Po shkruaj, nata bie dhe njerëzit shkojnë të hanë darkën. Ishte një ditë gri si ato ditë që sheh shpesh në Paris… Parisi në thelb është një qytet gri. E them këte sepse në fushën e akuarelit, piktorët amerikanë e përdorin tepër dhe në mënyrë obsesionale ngjyrën e parafabrikuar gri. Por në Francë, gama e grisë duket e pafund dhe madje për këtë, efekti i grisë e ka humbur forcën e vet. Një ditë si kjo, në të njëjtën orë, kisha mundësi të shikoja «Sacre-Cœur» nga çdo lloj këndi ose përgjatë «Rue Lafayette» për tu ngazëllyer plotësisht.

Dhe kjo ndodhte edhe kur kisha uri dhe s’kisha ku të flija… Në një ditë gri shpesh shkoja të shëtisja në sheshin e Clichy-së, në Montmartre. Nga Clichy deri në Aubervilliers ka një varg kafenesh, restorantesh, teatrosh, kinemash, dyqane këmishash, hotele e bordello. Eshte Broadway i Parisit. Broadway është shpejtësia, zhurma shurdhuese, marramendje e dritave, ku s’ke ku të ulesh.

Montmartre është i plogësht, dembel, indiferent, disi i neglizhuar dhe rrëmujë, më tepër tërheqës se magjepës. Ajo nuk shkëlqen me xixëllima, por djeg si një karbon përvëlues. Broadway provokon, ka ndonjëherë efekte magjike, por është pa flakë, pa ngrohtësi: është një kuadër pasqyre që shndrit, parajsa e njerëzve të publiçitetit. Montmartre është lodhur shumë, është zbehur, braktisur… Ka disa bistro të vogla që frekuentohen veçse nga kurvat, batakçinjtë, bixhozxhinjtë dhe mafiozët dhe po të kalosh andej më shumë se një herë, mund të përfundosh të biesh në grackën e tyre

. Ky sharm mashtrues i Montmartres është i lidhur më së shumti nga shfrytëzimi i seksit. Por në fakt s’ka asgjë romantike të këtij lloj seksualiteti, veçanërisht kur ai komercializohet.

E ajo mund të krijojë diçka nostalgjike, ndryshe nga seduksioni e tërheqja që krijonte një Gay White Way, një nga femrat më të famshme. Eshtë e dukshme që seksualiteti zhvllohet në një dritë të butë, të ëmbël, me një ritëm të përmbajtur dhe jo nën dritat e neonit. Nga një anë e sheshit gjendet kafeneja «Wepler» që për shumë kohë ishte e parapëlqyera ime.

Ulesha jashtë apo brenda, gjatë gjithë kohës, në të gjitha orët e ditës apo të natës. Për mua ishte një libër i hapur. Aty shikoje të gjitha fytyrat: kamarierët, patronet, ata që mbanin arkën, gratë që lanin enët e që të cilat janë ngjizur në kujtesën time si pamjet e një libri që do të shfletoja çdo ditë. Më kujtohet kur hyra për herë të parë në «Wepler» duke tërhequr me vete gruan time dhe kur pashë të rrëzohej një kurvë e dehur për vdekje duke u shëmbur në tavolinat e vedosura në hyrje dhe ku askush nuk u ngrit ta ndihmonte. U habita nga indiferenca e francezëve, çka jam i habitur ende, edhe pse më vonë zbulova shumë gjëra të tyre të mira.

«Eh, hiçgjë! Thjesht një kurvë! Eshtë dehur tapë!»… I dëgjoj ende këto fjalë që më bëjnë gjithnjë të drithërohem…»
Një nga miqtë që e ndihmoi në këtë periudhë të vështirë të jetës së tij kur do të provonte urinë e përditëshme, përveç një avokati amerikan, Osborn, i cili çdo mëngjes i linte një kartmonedhë 10 frangëshe që të mund të ushqehej gjatë ditës, ishte dhe gazetari Albert Perlès, i cili në atë kohë punonte si gazetar për degën parisiane të gazetës «Chicago Tribune». Kur ai e takoi në Paris, e gjeti me një dollar në xhep.

Më pas, Perles do t’i jepte ndonjë rubrikë mbi ngjarje nga Parisi ku të shkruante, fillimisht me emrin e Perles e më pas me emrin e tij, thjesht për të mbajtur frymën gjallë. Pikërisht me të, emri i të cilit në libër është Carl, janë dhe episodet më çoroditëse e libertine të jetës së tij në Clichy. Ata jetonin në bulevardin «Anatol France». «Ishte një fortesë e komunizmit francez, – do të shkruante Perlès. –

Kalonim shumë kohë në kuzhinë ku bisedonim, vend i cili do ishte i paharrueshëm për botën tonë. Aty vinte aktorja Lyanes kur dilte nga teatri, po aty vinte Anaïs Nin, e cila u tregua dhe një kuzhinere e mrekullueshme, – kujtonte Perlèes. – «Pinim dhe netët i kalonim në një lloj orgjie, ku miku ynë i bankës Osborn përfundonte duke kërcyer nudo». Miller e pëlqente shumë piktorin francez Rouault, të cilit i referohet në një libër të quajtur «Buzëqeshjet poshtë shkallës» dhe ku ndër të tjera shkruan: «Duke medituar për jetën dhe veprën e Rouault, i cili më ka tërhequr mjaft mendoja për atë lloj kllouni që kisha qenë gjithnjë. Mendoja për pasionin tim të cirkut, sigurisht i një cirku intim, në mënyrën e asaj eksperience si spektator dhe si aktor, i zhytur thellë në ndërgjegjen time».

Një herë Henri Miller kishte njohur një rus, një ish kapiten të ushtrisë së bardhë që të mund të gjente një vend për të fjetur. Një ditë rusi e ftoi në shtëpinë e tij në periferi të Parisit, në Suresnes. Ai donte që Miller ti mësonte anglisht. I vunë një dyshek përtokë që të flinte, por kur shkoi, ai gjeti atje një grup të madh rusësh që u pinë dhe u dehën keq si dhe tre qen në krye të tavolinës.

Meqë kur u shtri pa një krimb, atëherë atij i erdhi për të vjellë dhe mbeti pa gjumë deri në mëngjes. Që atë natë nuk u duk më në dhomën e rusit… Njëherë tjetër, Miller-in e kishte strehuar për të fjetur një indian që shiste perla në «Rue Lafayette», me kusht që ti pastronte shtëpinë nga pluhurat. Por fatmirësisht, meqë në Dijon kërkonin një mësues të anglishtes pas disa ditësh ai e la indianin e perlave dhe pastrimin e shtëpisë së tij e shkoi, për tu kthyer disa kohë më vonë me ca para në xhep…

Amerikanët i pëlqenin shumë prostitutat franceze pasi gjenin tek ato një eksperiencë të panjohur. Ai përshkruan gjithë prostitutat e asaj lagje, ku ndër të tjera tregon dhe për një prostitutë me një këmbë druri që dhe ajo kishte klientelën e vet të përhershme në cepin e një rruge.

Në një nga kabaretë, ishte ajo që quhej «Borëbardha», një 35 vjeçare me flokë të gjata dhe sy blu. Kishte madje femra që pas seksit kërkonin si të çmendura ndonjë mjek, pasi ishin në një gjendje ekstaze të vazhdueshme. Emrat e tyre në libër janë Adrienne, Colette, Nancy, Eliane, Mara… Por spektri i prostitutave ishte mjaft i gjerë, pasi në Paris dyndeshin prostituta nga e gjithë bota. Në përshkrimet e tij Miller flet për prostitutat belge, spanjolle, polake, zvicerane, nordike, luksemburgase, jugosllave, etj.

Një herë, me një prostitutë, e cila kishte qef që ai ti fliste në anglisht, ku pranë shtratit kishte gjithnjë një shishe me verë, ai zbuloi se ajo kishte në çantë një revolver, të cilën ia mori nga frika se mos e vriste. Para se të dilte nga dhoma, ajo e pa tronditjen e tij dhe siç tregon Miller, ajo e pyeti: « – Mos je i zhgënjyer nga unë? – I zhgënjyer? Cdo të thuash me këtë? – A nuk dukem si shumë e shëndoshë? – shtonte ajo duke parë nga kërthiza. – Po ti je e mrekullueshme, si një tablo e Renoir…” Ajo u skuq. Një Renoir? – sikur këtë emër ta dëgjonte për herë të parë. – Ti bën shaka? – Aspak… afrohu pak të të fërkoj seksin!…” Një herë tjetër, duke qenë me dy femra në shtrat atë e kishte zenë ngërçi dhe mezi kishte mundur të çlirohej nga to, aq sa kishte menduar se po vdiste.

«Kur kujtoj atë epokë të Clichy-së,- kujton ai në librin e tij me kujtime, – kam ndjesinë se jetoj ende në parajsë. Ne kishim veçse një problem: si të ushqeheshim. Të gjitha hallet e tjera ishin imagjinare… Ishte koha kur seksi femër ishte sheshit, në ajër: femrat angleze ishin në «Casino de Paris». Hanin regullisht në një restorant pranë Place Blanche. Ne u bëmë miq me gjithë atë grup femrash. Atëherë shkoja në shtrat me një skoceze të mrekullueshme. Një ndonjë nga ato netë neve na merrte të dyve, në shtratin e saj dhe thoshte se kjo e eksitonte shumë kur e bënim të tre…»
Miller e adhuronte Dostojevskin dhe kur fliste për “Vëllezërit Karamazov” dhe “Idiotin”, ishte si në një botë tjetër.

Në librin e tij «Tropique du Capricorne» të botuar po në Paris, ndër të tjera ai shkruante: «… Ajo femër më dukej aq idiote saqë në fillim nuk i kushtova vemendje. Por dhe kjo ka një seks si gjithë të tjerat, mendova… Një mbrëmje ne ishim në shtëpi dhe ajo ndërkohë ishte futur në banjo. Atëherë përfytyrova diçka dhe vura syrin në vrimën e çelësit. Dhe u habita kur e pashë atë në këmbë, nudo, përballë pasqyrës, që përkedhelte e ngacmonte seksin e saj të vogël. U eksitova aq shumë sa doja ta bëja.

Zbërtheva pantallonat dhe e lashë seksin tim të merrte ajrin e natës…» E më tej ai përshkruan imtësisht se si ishin shtrirë në divan së bashku dhe kishin kaluar natën deri në mëngjes. «Gjatë gjithë jetës time nuk mbaj mend të kem lëvizur dorën në një seks aq të lëngshëm. Lëngu i saj ngjitës i rridhte nëpër këmbë Po të kisha afishe nëpër duar do të kisha ngjitur kushedi sa shumë afishe. Pas disa çastesh, ashtu si një lopë që do të kullosë, ajo uli kokën dhe e mori. Asnjë fjalë mes nesh. Sikur të ishim dy maniakë të paqtë që e bënin atë punë në një errësirë varrmihësish.

Kurrë nuk kisha bërë seks me një vajzë të tillë. Dhe çdo natë, kur e shikonte që isha vetëm në shtëpi, ajo zbriste tek unë dhe shkrihej në errësirë. Por seksi i saj ishte i jashtëzakonshëm. E fusja hundën brenda në atë të çarë që zotëronte një heshtje e madhe, ëmbësi dhe paqe… Në errësirën e asaj shpelle të madhe rezononte një lloj muzike organoje…»

Kur shkoi në Amerikë, Miller botoi më pas një libër të vogël, të titulluar «Bota e seksit», ku ndër të tjera shkruante: «Një botë e re është duke lindur, një tip i ri njeriu po shfaqet sot. Masa e madhe e njerëzimit, e destinuar të vuajë sot më terrësisht se kurrë, arrin deri sa të paralizohet nga frika e të tkurret në vetvete, i tronditur gjer në shpirt, dhe ai nuk ndjen, por shikon veç raportin e kërkesave urgjente e të përditëshme të trupit. Ja, kështu vdesin qytetërimet. Në fillim është forma që vdes. Por edhe pse pak arrijmë ta mendojmë, duhet të kuptojmë se forma nuk do të vdiste nëse nuk do të vritej shpirti…»

Edhe pse seksualiteti luan një rol të madh në jetën dhe veprat e tij, ajo nuk e obsedon atë, ai nuk bëhet rob i saj, dhe ai nuk e njëson asnjëherë me ndjenjën e vërtetë të dashurisë, me atë çka është sublime tek njeriu.

«Dashuria, – shton ai, – është drama e përkryerjes dhe e bashkimit. Dramë personale në kuptimin më të thellë e që duhet të bëjë të bien zinxhirët e egoizmit, burimi i gjithë të këqiave.

Seksi në vetvete nuk është pesonal dhe ai mundet apo jo të identifikohet apo bashkohet me dashurinë. Ajo shërben për ta përforcuar, thelluar ose shkatërruar atë. Eshtë diçka ndihmëse, një instrument, i mirë apo i keq, kjo varet si e përdorim. Zakonisht dashuria e seksi njësohen dhe nga kjo vijnë vuajtjet, keqardhjet, që sot përbëjnë rrënimin e botës… Sot seksi, si një makinë e simbol i mënyrës së ekzistencës sonë, funksionon në një boshllëk absolut e steril. Eshtë shenja më e lartë e pafuqishmërisë. Krijues vuajtjesh, pasi ai sjell emocione dhe ne jemi veçse handikapë në fushën afektive…»

Vite më vonë, Miller, i cili jetoi mes aventurash të jashtëzakonshme me shkrimtaren feministe Anaïs Nin (një lëndë letrare për shkrimet e mëvonshme të saj) ai u vendos në «Villa Seurat», pranë sheshit Alesia, jo larg nga Montparnasse. Me intelektualë të tjerë amerikanë e francezë ai takohej shpesh në kafenenë aty pranë, në «Café Zeyer», që është dhe sot. Në vitin 1940, në një kohë të vështirë për Europën që kërcënohej nga lufta shkatërrimtare, një ditë në portën e tij u shfaq shkrimtari George Orwell i cili kishte botuar librin «Homazh për Katalonjën», lidhur dhe me pjeasmarrjen e tij në brigadat vullnetare internacionale për të mbrojtur republikën e re spanjolle.

Takimi i tyre ishte disi i nderë, pasi mendimet e tyre ishin të kundërta. Miller ishte pacifist dhe i qëndronte larg luftës në princip, cilado luftë të ishte. Madje ai ishte një fatalist i madh, ndërsa Orwell ishte i ashpër dhe besonte në politikën dhe ndryshimin shoqëror. Ai luftonte për liri dhe drejtësi, çka për të ishin baza e demokracisë. Që të dy ishin pacifistë në fakt, por siç shkruante Perles “ndërsa Miller e refuzonte luftën, Orwell ishte gati të nisej për luftë për të mbrojtur çdo kauzë që e gjykonte të drejtë».

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!