MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 13 shtator?

13.09.2018 - 08:25

1789 – Qeveria e Shteteve të Bashkuara mori kredinë e saj të parë. Paratë u huazuan nga Banka e Amerikës së Veriut në një interes 6%. Gjatë viteve, borxhi kombëtar është rritur pak-nga-pak. Kjo hua, pjesëtuar me numrin e popullsisë, është baras me 65-mijë dollarë borxh për çdo amerikan.

1907 – Poeti Mitrush Kuteli, pseudonimi letrar i Dhimitër Paskos, lindi në Pogradec, studioi në Selanik e Bukuresht, u kthye në Shqipëri për të shërbyer, dhe diktatura ia shpërbleu me ndëshkime e burg këtë përkushtim. Kuteli vdiq me 1967, por la pas artin e të shkruarit dhe poetikën e tij.

1948 – Enver Hoxha thërret Pleniumin XI të Beratit, qëllimi kryesor i të cilit ishte çlirimi nga ndikimi jugosllav. Mehmet Shehu e Liri Belishova u rehabilituan dhe emri i Nako Spirut u pastrua nga akuzat që Koçi Xoxe kishte bërë kundër tij. Plenumi i Beratit gjithashtu vendosi rifillimin e botimit të gazetës partiake, Zëri i Popullit, e cila ishte mbyllur më se një vit më parë në kulmin e ndikimit jugosllav në Shqipëri.

1956 – Delegacioni qeveritar shqiptar i kryesuar nga Enver Hoxha mbërrin në Pekin.

Të nesërmen, ai u prit nga kryetari Mao Ce Dun. Enver Hoxhës nuk i pëlqeu zakoni i Maos, i cili ia ndërpriste fjalën, ose nuk dëgjonte çdo gjë që përkthyesi i tij kishte për të thënë.

1971 – Marshalli kinez Lin Biao, i dyti në pushtet pas kryetarit Mao Ce Dun, ikën nga vendi me avion. Aeroplani i tij rrëzohet në Mongoli, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord. Ngjarjet që paraprinë vdekjen e Lin Biaos kanë qenë burim spekulimesh. Ajo që dihet është se pas vdekjes, Lin Biao u shpall zyrtarisht tradhtar i Partisë Komuniste të Kinës.

1974 – Një bombë e vendosur në hyrje të ambasadës së Shqipërisë në Paris shkatërroi katin e parë të ndërtesës, por pa shkaktuar viktima. Autorët e sulmit mbetën të panjohur.

2007 – Deklarata mbi të Drejtat e Popujve Autoktonë miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse