MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 18 shtator?

18.09.2018 - 08:54

1793 – George Washington vendos gurë-themelin e parë për ndërtesën e Kongresit ose Kapitol, dega legjislative e qeverisë amerikane. Ndërtesa do të merrte gati një shekull për të përfunduar, ndërsa arkitektët vinin e shkonin. Gjatë Luftës së vitit 1812, trupat britanike pushtuan kryeqytetin Washington; më 24 gusht 1814 i vunë zjarrin ndërtesës, dhe ishte një stuhi shiu që e shpëtoi atë nga shkatërrimi plotë. Kapitoli, i cili vizitohet çdo vit nga më shumë se 3.5 milionë njerëz, ka 540 dhoma dhe mbulon një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh.

1819 – Lindi në Francë Leon Foukault. Dëshira e tij ishtë të bëhej mjek, por gjaku e turbullonte, prandaj iu përkushtua fizikës, matematikës dhe inxhinjerisë. Në vitin 1850, ai vërtetoi se drita udhëton më ngadalë nëpër ujë se përmes ajrit, duke hedhur poshtë nje teori te Njutonit. Një vit me pas Focault befasoi qarqet shkencore me eksperimentin e lavjerrësit, duke provuar në praktikë se bota vërtetë rrotullohet. Në vitin 1855, Fokault zbuloi se forca për rrotullimin e një disku bakri duhet të jetë me madhe kur disku ndodhet midis poleve magnetike, dhe shpiku polarizuesin, bazë per krijimi e xhiroskopit dhe teleskopit. Leon Foucault vdiq në moshën e 48-vjeçare. Emri i tij ndodhet i skalitur në Kullën Eifel mes shkencëtarëve, inxhinierëve, dhe matematicienteve më të mëdhenj francezë.

1851 – Del numri i parë i gazetës Ney York Daily Times. Për arsye se e diela ishte pushim, fjala ‘daily” – “e përditshme” u hoq nga titulli dhe gazeta filloi të njihej si New York Times.

1913 – Esad Pashë Toptani, Ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit, përsërit kërkesën që Qeveria Kalimtare të transferohet nga Vlora në Durres. Ismail Qemali e refuzoi këtë kërkesë, dhe Esad Pasha krijoi një tjetër administratë në Shqipërinë e mesme në opozitë me qeverinë e Vlorës. Në të njëjtën kohë, Faik Konica, sekretari i përgjithshëm i Vatres, viziton Shqipërinë dhe mbetet i pakënaqur me gjendjen që pa. Pas një grindjeje me Ismail Qemalin, Konica ikën nga Vlora për në Durrës, ku pajtohet me Esad Pashën dhe e ndihmon atë për themelimin e një qeverie opozitare.

1960 – Kryeministri i Shqipërisë, Mehmet Shehu ndodhet në udhëtim e sipër për në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Me të njëjtën anije, Queen Elizabeth, udhëtonte veças, për të njëjtin qëllim, edhe Marshalli i Jugosllavisë, Josif Broz Tito.

1961 – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Dag Hammarskjold u vra në një aksident ajror në Rodezinë Veriore (Zambia), ku kishte shkuar për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës në Kongo. Diplomat, ekonomist dhe autor; suedezi Hammarskjold është mes tre personave të tjerë që janë nderuar pas-vdekjes me Çmimin Nobel. Ai mbetet sekretari i vetëm i OKB-së i vdekur në detyrë. Presidenti amerikan John F. Kennedy e ka cilësuar Dag Hammarskjold “burrë-shtetin më të madh të shekullit XX.”, Gjatë mandatit të tij, më 1955, Shqipëria u pranua anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe po atë vit Dag Hammarskjold ishte i pari që publikoi një raport të dokumentuar mbi ekzistencën e kampeve të punës së detyruar në Shqipëri.

1970-Ylli i muzikës Rok, Jimi Hendrix, 27-vjeçar, vdiq në Londër.

Ai njihet se një nga kitaristët më me ndikim në vitet 1960, dhe “ndoshta instrumentisti më i madh në historinë e muzikës rock”, thuhet në biografinë e tij në Hollin e Famës së muzikës ‘Rock and Roll’.

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!

Flet “ikona” e lajmeve në RTSH

Si u pushtua televizioni pas vrasjes së Azemit!

Promovim i trashëgimisë kulturore të Elbasanit

Kolonia e piktorëve “Skampis 2024”