MENU
klinika

“Taki Taki”

Hiti spanjoll që do rrëzojë nga “froni” “Despaciton”

28.09.2018 - 17:39

DJ Snake, Ozuna, Selena Gomez dhe Cardi B artistët më të pëlqyer të momentit janë bërë bashkë dhe kanë sjellë një super hit, “Taki Taki”, i cili pritet të thyej të gjitha rekordet e klikimeve.

“Doja të bëja një rekord regatoni për klubet e natës. Më pas doja që të merrja femra që flasin spanjisht dhe gjeta dy mbretëresha. Selena dhe Cardi janë një kombinim ideal”, tha DJ Snake për Billboard.

Kënga është ritmike por i përket më shumë stilit spanjoll pasi edhe teksti është më tepër i tillë.

Me videoklipen, i cili ende nuk është publikuar, kritikët janë shprehur vetëm me versionin audio, duke thënë se ky projekt ka për të rrëzuar nga froni edhe “Despacito”, që është më e klikuara.

"Si nuk nxorëm ndonjë lekë"

Mc Kresha flet për konfliktin me Babastars

Aktorja i thotë “Po” propozimit për martesë

Fejohen Selena Gomez dhe Benny Blanco!

“Prishe familjen për Endri Priftin”

Ola Bruko sqaron publikun njëherë e mirë!