MENU
klinika

Vendimi mbi statusin

Ish-naftëtarët e Fierit në protestë: Po vdesim pa marrë statusin

21.09.2018 - 11:16

Protestat e ish-naftëtarëve të Fierit në Patos janë rikthyer sërish, teksa sot para prefekturës janë mbledhur rreth 100 ish-naftëtarë, për statusin e tyre.

Qeveria shqiptare, shprehen ata, i ka lënë në harresë, dhe pikërisht ky është dhe motivi pse realizohet përsëri kjo protestë, duke mbetur e harruar dhënia e statusit.

“Jemi në mëshirë të fatit pasi nuk jemi në punë por as nuk na marrin në punë dhe as pension nuk marrin. Jemi të zhgënjyer nga premtimet e qeverisë pasi vendimi për statusin ende nuk është zbatuar. Apel qeverisë për të shpejtuar zbatimin e statusit pasi vitet po ikin po kështu dhe mosha jonë. Kur do na i jap qeveria statusin, kur të vdesim? Shumë shokë të tanët kanë ikur nga kjo botë për shkak të moshës ndaj i lutemi qeverisë të bëjë të mundur dhënien e statusit që dhe ne të gëzojmë përfitimet e këtij ligji”, thonë të revoltuar ish-naftëtarët e zonës naftëmbajtëse Fier- Patos-Marinëz.

Kujtojmë se rreth një një vit e gjysëm më parë qeveria mori vendimin për dhënien e statusit, por mesa duket ende nuk është zbatuar.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier