MENU
klinika

"A kam vartësi?"

“Jam i çmendur pas kafesë! A më bën dëm?”

17.09.2018 - 21:51

A krijon kafeina vartësi?

Jo, kjo nuk është e vërtetë! Kafeina është një përbërës i sigurt. Është një stimulues që nxit qelizat nervore të trurit. Por ka disa stimulantë, siç është nikotina që krijojnë vartësi.

Nëse ju e konsumoni kafeinën me masë, nuk ka gjasa të bëheni të varur nga ajo, por nëse e merrni kafeinën rregullisht, mund të ndiheni sikur jeni të varur nga kjo e fundit. Pa kafeinë ju mund të ndjeni një dhimbje koke ose të ndjeni lodhje, vështirësi në përqendrim dhe dhimbje të muskujve.

Sa kafeinë mund të marrësh në ditë?

Dy deri në tre filxhane kafeje në ditë që janë baraz me 200 mg dhe 300 mg kafeinë, konsiderohet e sigurt për shumicën e të rriturve.

A ndikon kjo sasi kafeine në uljen e riskut për disa sëmundje?

Disa studime kanë treguar se konsumi i moderuar i kafeinës mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit, gurëve të tëmthit, sëmundjes së Parkinsonit dhe sëmundjes së mëlçisë. Përkundër këtyre studimeve, megjithatë, mjekët nuk rekomandojnë konsumin e kafeinës si një mjet për të zvogëluar rrezikun tuaj të sëmundjes.

A duhet që gratë shtatzëna të mos marrin kafeinë?

Disa studime kanë vëne re një lidhje midis marrjes së lartë të kafeinës me rritjen e rrezikut për abort dhe mosrritjen normale të fetusit, por një marrëdhënie shkak-pasojë nuk është përcaktuar. Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve rekomandon marrjen e më pak se 200mg të kafeinës në ditë, ekuivalente me deri në dy filxhanë kafe në ditë.

Po foshnjat mund ta marrin kafeinën nga qumështi i gjirit?

Foshnjat me të vërtetë mund të marrin një dozë kafeine nga qumështi i nënave të tyre. Megjithatë, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, “një filxhan kafeje në mëngjes nuk ka gjasa të dëmtojë fëmijën tuaj, por marrja e sasive të konsiderueshme të kafeinës mund të shkaktojë shumë probleme, si fjetja e dobët, nervozizmi dhe ushqyerje e dobët”.

Sa zgjat efekti i kafeinës?

Efektet e kafeinës zgjasin shumë. Duhen 5 deri në 6 orë për trupin tuaj për të eliminuar vetëm gjysmën e kafeinës në një kafe. Në njerëzit që janë më të ndjeshëm ndaj kafeinës, efektet mund të zgjasin edhe më gjatë.

A është e vërtetë që produktet e kozmetikës përmbajnë kafeinë?

Produktet (kremrat) kundër plakjes përmbajnë kafeinë dhe kjo ka treguar se ndihmon në përmirësimin e shëndetit të lëkurës dhe zvogëlimin e shfaqjes së rrudhave.