MENU

Është 49 vjeç!

Jennifer Lopez ekspozon muskujt

26.09.2018 - 18:18

Sa më shumë kalojnë vitet aq më i bukur duket fiziku i saj, i tonifikuar dhe plot muskuj. Në qoftë se do të shohim fotot e saj në vite vihet re se stërvitja intensive që bën këngëtarja po jep gjithmonë e më shumë efekt.

E kemi fjalën për Jennifer Lopez, e cila me fotot e publikuara duket se është në formën më të mirë të jetës së saj edhe pse tashmë është në moshën 49-vjeçare.


Këngëtarja ekspozoi muskujt në një foto të postuar në llogarinë e saj të “Instagram”-it mbrëmjen e së martës.

Që prej lidhjes me Alex Rodriguez, fiziku i Jennifer Lopez ka ndryshuar ndjeshëm, e frymëzuar edhe nga partneri i saj.

Jennifer Lopez është nënë e dy fëmijëve nga martesa e saj me Marc Anthony.