MENU
klinika

Aksioni i policisë

Kakavijë, arrestohen 6 punonjës policie

21.09.2018 - 11:29

6 efektivë pranë pikës së kalimit kufitar të Kakavijes në Gjirokastër janë arrestuar nga kolegët e tyre ndërsa Gjykata ka dhënë masën e arrestit burg pa afat.

Sipas informacioneve bëhet me dije se të gjithë këta efektivë janë arrrestuar nga SHÇBA, pasi dyshohej se në bashkëpunim edhe me persona të tjerë ata krijonin mundësi për kalim të paligshëm të kufirit mes Shqipërisë e Greqisë për të gjithë ata persona që kishin probleme në zonën Shengen.

Konkretisht në pranga janë vendosur punonjësit e policisë:

• Gentian Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Luan Shosha, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër si dhe Besnik Sinani, nga Fieri,personi implikuar në këtë histori ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim.

Për finalizimin e këtij operacioni janë dashur disa muaj hetimesh që janë kryer me metodat speciale nga ana e SHÇBA e cila ia ka dalë të godasë veprimtarinë e paligjshme të ushtruar nga 6 punonjësit e policisë kufitare, të cilët janë mbajtur nën vëzhgim, përgjuar dhe kryer veprime simuluese për të dokumentuar veprimtarinë e paligjshme.

Ata janë përballur me drejtësinë për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë