I kemi parë të veshur gjithmonë sportiv, por në mbrëmjen gala në Londër të “Fifa Award 2018”, kampionët në sportin e futbollit u shfaqën krejtësisht ndryshe.
Këtë herë, ata parakaluar në tapeti jeshil të veshur tejet serioz, ndërsa disa nga kampionët edhe të shoqëruar në bashkëshortet, apo të dashurat e tyre.
Ai që triumfoi në këtë mbrëmje të madhe të futbollit ishte kroati Luca Modric, i cili u shpall nga FIFA si futbollisti më i mirë i vitit të kaluar, duke mposhtur edhe njëherë tjetër Ronaldon.
Sigurisht, kjo mbrëmje do të kishte qenë edhe më e bukur nëse i pranishëm do të kishte qenë ylli portugez Ronaldo dhe bashkëshortja e tij Georgina, por sulmuesi i Juventusit vendosi të mos marrë pjesë.