Menu

Si të parandaloni këtë sëmundje vdekjeprurëse

Kanceri i pankreasit/ Stop! Po e shkatërroni veten duke pirë…

13.09.2018

Shenja të kancerit pankreatik

Pankreasi është një gjëndër me gjatësi rreth 15 cm, e lokalizuar në abdomen (bark). Ka formën e dardhës së shtypur dhe rrethohet prej stomakut, zorrës së hollë, mëlçisë, shpretkës dhe fshikëzës së tëmthit.

Kanceri i pankreasit

Kanceri pankreatik fillon kur qelizat anormale brenda pankreasit rriten në mënyrë të pakontrolluar. Kur kanceri i pankreasit shpërndahet (metastazon), jashtë pankreasit, formohen tumore sekondare në inde apo organe të tjerë.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Kanceri i pankreasit është një nga sëmundjet e disa figurave të shquara, duke përfshirë edhe bashkë-themeluesin e Apple, Steve Jobs, i cili u diagnostikua në vitin 2003 dhe vdiq më 5 tetor 2011.

Jobs kishte një tumor neuroendokrin të qelizave, një formë e rrallë e sëmundjes. Gjykatësi i Lartë i Drejtësisë në SHBA- Ruth Bader Ginsburg dhe aktori Patrick Swayze kanë patur gjithashtu kancer pankreatik.

Çfarë është pankreasi?

Pankreasi është një organ i vendosur në pjesën e prapme të barkut, prapa stomakut. Ka dy funksione të mëdha në trup:

1.Të bëjë lëngje tretëse (enzima) që ndihmojnë zorrët të përpunojnë ushqimin.

2.Të prodhojë hormone, duke përfshirë insulinën që rregullon përdorimin e sheqernave të trupit. Kanceri i pankreasit ndodh kur qelizat malinje (kanceroze) rriten, ndahen dhe përhapen në indet e pankreasit.

Simptomat e kancerit të pankreasit

Kanceri pankreatik quhet sëmundje “e heshtur” sepse simptomat zakonisht nuk shfaqen në fazat e hershme. Por, ndërsa kanceri rritet dhe përhapet, dhimbja shpesh zhvillohet në pjesën e sipërme të barkut dhe nganjëherë përhapet në shpinë.

Dhimbja mund të përkeqësohet pasi personi të hajë ose shtrihet. Simptoma të tjera mund të përfshijnë verdhëz, vjellje, humbje të oreksit, humbje peshe, lodhje dhe dobësi.

Shkaqet e kancerit pankreatik

Megjithëse shkaku i saktë i kancerit të pankreasit nuk dihet, pirja e duhanit është faktori kryesor i rrezikut, me duhanpirësit duke patur 2 herë më shumë mundësi ta kenë sëmundjen, sesa joduhanpirësit.

Mosha është gjithashtu e lidhur, me sëmundjen që zakonisht godet pas moshës 45 vjeç. Diabeti lidhet gjithashtu me kancerin e pankreasit pasi është një faktor rreziku dhe gjithashtu mund të jetë simptomë e sëmundjes.

Rreziqe të tjera përfshijnë pankreatinë kronike dhe cirrozë të mëlçisë. Dhe historia familjare e sëmundjes, dieta me yndyrë të lartë, obeziteti dhe mungesa e stërvitjes mund të luajnë gjithashtu një rol.

Diagnostikimi i kancerit pankreatik

Sfida e kësaj sëmundjeje është gjetja e saj herët. Një mjek nuk mund të shohë ose të ndjejë një tumor gjatë një ekzaminimi rutinë. Për të bërë diagnozën (dhe për të përcaktuar trajtimin më të përshtatshëm), ekzistojnë teste të imazhit (të tilla si ekografia, rezonanca ose skaneri) për të parë barkun dhe për të përcaktuar shkallën e problemit.

Diagnoza vjen nga një biopsi – duke marrë një mostër të indeve nga tumori, kryer qoftë me një gjilpërë përmes lëkurës ose gjatë një operacioni.

Trajtimi: Kirurgjia

Kirurgjia mund të shërojë kancerin nëse nuk është përhapur përtej pankreasit. Meqenëse efektet anësore varen nga shtrirja e operacionit, tumori largohet duke lënë që pankreasi të jetë sa më pak i prekur.

Për fat të keq, me kancer pankreatik, qelizat malinje zakonisht janë përhapur pas pankreasit në pikën e diagnozës.

Kirurgjia ende mund të kryhet edhe nëse tumori është shumë i madh për t’u hequr. Kirurgjia do të përfshinte procedura për të ndihmuar në zvogëlimin e disa simptomave dhe për të parandaluar disa probleme që lidhen me madhësinë e masës kanceroze.

Trajtimi: Terapia me rrezatim

Terapia e rrezatimit përdor rrezatimin me fuqi të lartë për të vrarë qelizat e kancerit. Rrezatimi zakonisht jepet pesë ditë në javë për disa javë ose muaj.

Ky rregull ndihmon në mbrojtjen e indeve normale duke përhapur dozën totale të rrezatimit. Rrezatimi gjithashtu është duke u studiuar si një mënyrë për të vrarë qelizat e kancerit që mbeten në zonë pas operacionit.

Terapia e rrezatimit mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve ose problemeve të tretjes të shkaktuara nga masa të mëdha kanceroze.

Trajtimi: Kimioterapia

Kimioterapia përdor droga për të shkatërruar qelizat e kancerit dhe për të ndaluar rritjen ose përhapjen e tyre.

Trajtimi mund të përbëhet nga vetëm një ilaç ose një kombinim i barnave. Mund të jepet me gojë ose me injeksion.

Medikamentet hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe udhëtojnë nëpër trup, duke e bërë kimioterapinë një zgjedhje të mirë për kancerin që është përhapur. Është gjithashtu e dobishme pas operacionit për të vrarë çdo qelizë që kanceri ka lënë pas.

Trajtimi: Terapia specifike

Medikamentet më të reja në treg kanë aftësinë për të sulmuar pjesë të veçanta të qelizave të kancerit. Terapitë specifike duket se kanë më pak efekte anësore sesa kimioterapia dhe janë më pak të dëmshme për qelizat normale.

Terapia specifike aktualisht përdoret për trajtimin e kancerit pankreatik.

Trajtimi i ri kundër kancerit: Imunoterapia

E ashtuquajtura terapi biologjike, imunoterapia synon të nxisë sistemin imunitar të një personi për të luftuar sëmundjen. Imunoterapia për kancer pankreatik është duke u studiuar në mënyrë aktive, së bashku me hetimin e vaksinave që ndihmojnë sistemin imunitar për të sulmuar kancerin.

Trajtim: Terapia Paliative

Terapia paliative përdoret për të lehtësuar simptomat dhe për të menaxhuar dhimbjen pa marrë parasysh fazën e sëmundjes ose nevojën për terapitë e tjera. Qëllimi i kujdesit paliativ është të përmirësojë cilësinë e jetës jo vetëm në trup, por në mendje dhe shpirt.

Marrja e ndihmës

Të jetosh me kancer pankreatik nuk është e lehtë. Një sistem mbështetës është kritik për të ndihmuar në përballimin e aspekteve emocionale dhe praktike të kësaj sëmundjeje agresive.

A është i mundur parandalimi?

Edhe pse nuk ka asnjë veprim të caktuar që mund të ndërmerrni për të parandaluar kancerin e pankreasit, filloni duke shmangur faktorët e rrezikut që mund të kontrolloni.

1.Nëse pini duhan, lëreni tani.

2.Nëse dieta juaj ka sasi të larta yndyre, punoni për të ngrënë më shëndetshëm.

3.Hartoni një rutinë të rregullt stërvitjeje, pasi stërvitja mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit dhe obezitetit, dy faktorë rreziku për sëmundjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN