MENU
klinika

S'kanë fund telashet...

Kërcënohet me vdekje babai i Meghan Markle

16.09.2018 - 20:05

Pasi për një kohë të gjatë mbeti në faqet e para te mediave rozë, duke mos marrë pjesë në dasmën mbretërore të Princit Harry dhe vajzës së tij, telashet për babain e Meghan Markle, Thomas, nuk kanë fund.

“Daily Mail” raporton së fundmi se Thomas ka marre kërcënime të vazhdueshme për jetën nga Jose Sandoval, ish-i dashuri i një prej shoqeve të tij më të ngushta.

Autori thuhet se mban nën presion ish të dashurën Lori Davis, 38 vjeç dhe vajzën e saj 11-vjeçare Jocelyn. Davis u njoh me babain e Meghan përmes një miku të përbashkët kur jetonin në të njëjtin komunitet.

Ajo u akuzua nga Jose se ishte e dashura e Markle pasi çifti u fotografua në një restorant italian.

“Tom ka qenë vetëm një mik që më ka mbështetur. Ai më ka qëndruar pranë mua dhe vajzës sime dhe më vjen keq që është përfshirë në këtë situatë të dhunshme dhe abuzive,”-tha Davis për Daily Mail.

“Ai është personi më i sinqertë dhe më i mirë që njoh dhe figura më e qëndrueshme mashkullore që vajza ime ka njohur ndonjëherë. Ish-i dashuri im është i çmendur. Jose më ka kërcënuar se do të më vrasë mua dhe vajzën time dhe ka kërcënuar me jetë shumë herë Tom”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN