MENU
klinika

Vendimi i këshillit bashkiak

Malësia e Madhe voton kundër hidrocentralit në Cem

27.09.2018 - 14:08

Këshilli i Bashkisë së Malësise se Madhe voton kundër hidrocentralit në Cem.

Këshilli i Bashkisë Malesi e Madhe, nuk ka miratuar propozimin e Bashkisë që te jepet me qera ose në perdorim, 2469 meter katëror tokë në luginen e Cemit, firmes private që po punon për ndërtimin e një hidrocentrali.

Këtë herë të gjithë këshilltarët, të majtë e të djathtë u bënë bashkë duke votuar kundër. Bashkia propozonte që këtë siperfaqe toke ta perdorte firma e hidrocentralit për shtrirjen e tubacioneve.

Këshilltarët votuan kundër duke theksuar se hidrocentrali ishte i paligjshëm dhe në këtë mënyrë por shkatërrohet mjedisi: “Leja për ndërtimin është dhënë dhe ne kerkojmë që ajo të anullohet.

Nuk duhet prekur asnjë pjesë e Alpeve të Shqipërise.

Malet tona na japin shpresë për të ardhmen të gjithë malësoreve dhe jo vetem disa individeve për të shtuar miliardat”.

Si mundet për një ndërtim të tillë, një masakër mjedisore, t’ia marrim pronën njerëzve tonë për të pasuruar të tjeret ?

Do të shkatërrohen alpet tona. Është një turp për qeverinë që e ka miratuar. Ne nuk do t’ia japim tokën tonë askujt dhe asnjë biznesmeni. Qeveria duhet të kthejë mbrapsht lejen e dhënë.

Firma private nuk do të marrë asnjë metertokë”

Leja për ndërtimin e hidrocentralit lokal në Selce – Tamare është dhënë nga Qeveria me daten 16 tetor 2017.

Ajo kishte 3 kushte:

1- Miratimin e Proçedurave nga Këshilli i Bashkise për heqjen e fondit pyjor.

2- Miratimin nga këshillli kombëtar i arkeologjisë

3- Pagesën e taksës për ndikimin në infrastrukturë.

Këto 3 kushte sipas këshilltarëve nuk janë zbatuar, ndërkohë që janë kryer mbi 70 % e punimeve.

K.Zh