MENU
klinika

Mos e teproni!

Këto ushqime shkaktojnë puçrra! Ju vijoni t’i hani si të babëzitur!

18.09.2018 - 18:54

Nëse konsumoni shumë sheqer mund të zhvilloni rrudha.

Është e vështirë të ndalosh rrudhat dhe ngjyrën e zbehtë. Sheqeri në gjak lidhet me proteinat që mbajnë lëkurën tuaj të fortë dhe të butë.

Sheqeri nga ushqimet e përpunuara është dëmtues. Sheqernat natyrale në fruta dhe perime nuk janë të dëmshme dhe këto ushqime i japin lëkurës tuaj antioksidantë të dobishëm gjithashtu.

Ju duhet të pini ujë për të mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme.

Po, lëkura juaj ka nevojë për lagështi për të qenë sa më mirë. Lëkura e thatë plaket më shpejt dhe ka më shumë gjasa të kruhet dhe të skuqet. Por shumica e lëngjeve – jo vetëm uji – ndihmojnë për të mbajtur lëkurën të hidratuar.

Pothuajse 90% e lëngut të portokallit dhe qumështi është ujë.

Pijet me kafeinë dhe alkool nuk janë të mira. Të dyja llojet e pijeve e dehidratojnë trupin tuaj.

Çfarë mund të shkaktojë akne?

Ushqimet me shumë karbohidrate si buka e bardhë, drithërat e mëngjesit, spageti i gatuar dhe madje edhe rrushi i thatë e ngrenë nivelin e sheqerit tuaj në gjak shpejt. Rrjedhimisht formohen akne! 

Kur jeni vegjetarian lëkura juaj tenton të jetë më e thatë

Acidet yndyrore esenciale, si omega-3 janë blloqet ndërtuese të membranave qelizore. Ata gjithashtu ndihmojnë në krijimin e barrierës natyrale të vajit të lëkurës që e mban lëkurën elastike. Ato gjenden në gaforre dhe në peshq si ton dhe salmon.

Ju mund t’i merrni ato në vajra bimore, arra dhe soje. Por nëse dieta juaj nuk përfshin proteina shtazore, ju do të keni nivele më të ulëta të tyre.

Ushqimet pikante shkaktojnë Rosacea

Pothuajse gjysma e njerëzve me këtë gjendje të lëkurës thonë se kjo është një shkas.

Ushqime të tjera mund të sjellin edhe skuqjen e saj, duke përfshirë alkoolin, pijet e nxehta, produktet e qumështit dhe fruta dhe perime të caktuara.

Ushqimi pikant mund të shkaktojë edhe njolla të kuqe në lëkurë nëse keni reaksion alergjik.

Kush ka më shumë gjasa të ketë alergji ushqimore?

Studimet zbuluan se rreth një e treta e fëmijëve me ekzema të rënda, një sëmundje që e bën lëkurën të kruar, të kuqe dhe të fryrë, gjithashtu ka një alergji ushqimore. Të rriturit rrallë kanë. Produktet e qumështit dhe vezët shpesh shkaktojnë reaksione tek fëmijët.

Rreth 25% e njerëzve që kanë psoriasis janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj glutenit.

Psoriasis – një gjendje që shkakton kruarje, skuqje, puçrra në lëkurë – dhe sëmundja celiac – një reaksion imun që shkaktohet nga të ngrënit një proteinë të gjetur në disa kokrra dhe ushqime të përpunuara – janë të dy të lidhura me inflamacion.

Ata mund të kenë një lidhje gjenetike të njëjtë, por ju nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimet me gluten nëse nuk jeni të sigurtë se kjo shkakton reaksion.