MENU
klinika

"Tani e kam shikimin xham!"

“Kisha probleme me sytë! Këto këshilla futi në ‘xhep’ dhe ti!”

20.09.2018 - 21:31

Struktura e fytyrës tuaj ndihmon në mbrojtjen e syve nga dëmtimi. Këto dëmtime mund të shkaktojnë në syrin tuaj pasoja mjaft të rënda, deri në humbjen e shikimit. Shumica e dëmtimeve të syrit janë të parandalueshme.

Nëse luani sport ose punoni në vende të caktuara, mund të keni nevojë për mbrojtje. Lloji më i zakonshëm i dëmtimit ndodh kur diçka irriton sipërfaqen e jashtme të syrit tuaj.

Punë të caktuara të tilla si ato industriale e bëjnë këtë lloj lëndimi më të mundshëm për të ndodhur. Kimikatet ose nxehtësia mund të provokojë djegie të syve.

Nga kimikatet, dhimbja bën që ju t’i mbyllni sytë. Kjo gjë e ngacmon syrin dhe mund të shkaktojë më shumë dëme.

Ju duhet të lani menjëherë sytë tuaj ndërsa prisni për ndihmë mjekësore. Sytë mund të marrin infeksione nga bakteret, kërpudhat ose viruset. Infeksionet mund të shfaqen në pjesë të ndryshme të syrit dhe mund të ndikojnë vetëm në njërin sy ose në të dy.

Dy infeksionet më të përhapura të syve janë:

• Skuqja e syve. Ndodh shpesh për shkak të ndonjë infeksioni. Fëmijët preken shpesh nga kjo dhe për më tepër është ngjitëse.

• Byci. Një kokërr brenda në qepallë që krijohet kur bakteret nga lëkura juaj hyjnë në sy.

Simptomat e infeksioneve të syrit mund të përfshijnë skuqje, kruajtje, ënjtje, shkarkim, dhimbje ose probleme me vizionin. Trajtimi varet nga shkaku i infeksionit dhe mund të përfshijë fasha, pika në sy, kremra ose antibiotikë.

Këshilla për kujdesin e syve

Ka disa gjëra që mund të bëni për të mbajtur sytë tuaj të shëndetshëm:

• Hani ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar. Dieta juaj duhet të përfshijë me bollëk fruta dhe perime, sidomos perime me gjethe të verdha dhe të gjelbra. Ushqimi i peshkut me përmbajtje të lartë acidesh yndyrore omega-3, si salmoni apo toni mund t’i ndihmojnë gjithashtu sytë tuaj;

• Mbani një peshë normale. Të jesh mbi peshë rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit;

• Bëni ushtrime të rregullta. Ushtrimi mund të ndihmojë për të parandaluar ose kontrolluar diabetin, presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë;

Këto sëmundje mund të çojnë në disa probleme të syrit ose të shikimit. Pra, nëse ushtroheni rregullisht, mund ta zvogëloni rrezikun e këtyre problemeve të syrit dhe të shikimit;

• Vendosni syze dielli. Ekspozimi në diell mund të dëmtojë sytë tuaj. Mbroni sytë duke përdorur syze dielli që bllokojnë 99 deri 100 për qind të rrezatimit UV-A dhe UV-B;

• Vendosni mbrojtës për sytë. Për të parandaluar dëmtimin e syve, keni nevojë për mbrojtje kur luani sporte të caktuara, duke punuar në punë të tilla si puna në fabrikë dhe ndërtim, apo duke bërë riparime në shtëpinë tuaj;

• Shmangni pirjen e duhanit. Pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të syrit;

• Njihuni me historikun shëndetësor të familjes suaj. Disa sëmundje të syrit janë të trashëgueshme, prandaj është e rëndësishme të zbuloni nëse dikush në familjen tuaj i ka pasur ato. Kjo mund t’iu ndihmojë të përcaktoni nëse jeni në rrezik më të lartë për të pasur një sëmundje të syri;

Nëse keni lente kontakti, ndërmerrni hapa për të parandaluar infeksionet e syrit. Lani duart mirë para se t’i vendosni ato. Gjithashtu ndiqni udhëzimet se si t’i pastroni ato dhe t’i zëvendësoni kur është e nevojshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN