Finalizohet operacioni antidrogë “Vjeshta”.
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person, ndërsa është sekuestruar kokainë dhe para që dyshohen të jenë fituar nga aktivitete kriminale.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Artan Agolli, 48 vjeç, lindur në fshatin Zvarisht, Korçë dhe banues në fshatin Dhërmi Vlorë.
Nga kontrolli i banesës ku jetonte përkohësisht i ndaluari, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale drogë, materiale të ndryshme dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike :
▪ 107 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”.
▪ 353.000 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë të rinj, 875 (tetëqind e shtatëdhjetë e pesë €) Euro, si dhe 100 (njëqind $) dollarë.
▪ Një automjet i markës “Mercedes Benz”, një peshore elektronike, dy aparatë celularë.
Ndërkohë në Sarandë, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin: Marjo Kola, 42 vjeç, banues në Sarandë, Menaxher dhe Banakier në një lokal.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë në lokalin ku punon pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e këtij lokali, u gjet dhe u sekuestrua 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si “Kokainë”.