MENU
klinika

Turi Çiklistik për të rinj

Kola dhe Vllaznia shpallen fitues të Turit

24.09.2018 - 10:01

Turi Çiklistik i Shqipërisë për të rinj për vitin 2018 është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme për çiklistët shkodranë. Vllaznia si ekip është renditur në vend të parë, duke u shpallur kampion kombëtar me një distancë të madhe kohore me Skënderbeun e vendit të dytë.

Ndërkohë, në renditjen individuale Bruno Kola është shpallur fitues i Turit, duke lënë në vend të dytë dhe të tretë Astrit Kronaj dhe Dëfrim Dhollën po të Vllaznisë.

Të tre këta çiklistë, edhe në etapën e fundit, atë të fundit Korçë-Qafë Thanë, janë shkëputur nga të tjerët në maloren e Qafë-Plloçes dhe kanë pedaluar të vetëm deri në fund, duke mbërritur të parët në finish dhe duke zënë edhe tre vendet e para të kësaj etape.

bruno kola
bruno kola

Kola, Kronaj dhe Dholla janë shpallur edhe tre më të mirët e krejt Turit në renditjen individuale. Edhe ky aktivitet është mbyllur në mënyren më të mirë të mundshme për Bruno Kola & Vllaznia, që shpallen fitues të Turit Çiklistik të Shqipërisë për junior.

Çiklistët shkodranë konfirmuan edhe njëherë faktin se janë më të mirët e Shqipërisë për këtë grupmoshë. Puna sistematike e bërë në stërvitje nën drejtimin e trajnerit Leonat Kola, ka dhënë frytet e veta, duke dhënë garanci për një vazhdimësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN