MENU
klinika

Volejboll Femra

Kombëtarja U-19 e nis keq Europianin

01.09.2018 - 16:41

Kombëtarja U-19 e Shqipërisë në volejboll për vajza është mundur sot pasdite 3-0 nga Holanda, në takimin e vlefshëm për fazën finale të Kampionatit Europian të volejbollit për këtë grupmoshë, turne që po zhvillohet në Shqipëri.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin A, ku janë edhe ekipet e Italisë, Bjellorusisë, Polonisë dhe Bullgarisë, grup që i luan takimet e tij në mjediset e Akademisë “Goga”, në qytetin e Durrësit (Grupi B luan në Tiranë).

Ndonëse vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Tarja bënë maksimumin në fushën e lojës, duke u përpjekur të rivalizojnë, diferencat mes dy ekipeve kombëtare ishin të mëdha.

volejboll femra u-19
volejboll femra u-19

Holanda ishte ndjeshëm më superiore në parket, duke e dominuar lojën në të trija setet dhe korri një fitore të lehtë. Gjithsesi, kjo mbetet një paraqitje dinjitoze e Shqipërisë në këtë debutim në Europian, ku nuk ka shumë pretendime dhe luan si vend organizator. Nesër Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë (ora 17:30).

Holandë – Shqipëri 3-0 (25-11, 25-13, 25-15)