MENU
klinika

Tregu i sigurimeve

Kompanitë fituan 7.5 mln euro në 2017

20.09.2018 - 13:27

 

Të gjitha kompanitë e sigurimit të jo-jetës e mbyllën vitin 2017 me fitim. Sipas raportimeve financiare të subjekteve, rezultati i përgjithshëm për të gjitha kompanitë kishte vlerën e 958 milionë lekëve ose 7.5 milionë eurove.

Vitin 2016 tregu e kishte mbyllur vitin me humbje për 990 milionë lekë, por kjo e ndikuar sidomos nga humbjet e vetëm dy kompanive, ndërsa të tjerat kishin qenë sërish fitimprurëse. Fitimin më të lartë neto në treg e raportoi kompania Eurosig, me 376 milionë lekë, e ndjekur nga Sigal me 248 milionë lekë. Kompanitë e tjera, pavarësisht rezultatit pozitiv, nuk arritën vlera nëntëshifrore të fitimit neto. Albsig raporti një fitim prej 85 milionë lekësh, Sigma Interalbanian 76 milionë lekë, Intersig 67 milionë, Atlantik 51 milionë, Ansig 32 milionë dhe Insig 23 milionë.

Megjithëse prej vitesh kompanitë janë në shumicën e tyre fitimprurëse, kjo nuk i ka përmirësuar shumë problematikat e lidhura me shlyerjen e dëmeve. Megjithëse për vitin 2017 raporti dëme-prime ishte ndër më të lartët e regjistruar ndonjëherë për tregun shqiptar, me 34%, sërish rezultati financiar ishte fitimprurës. Gjithashtu, në vite kompanitë kanë akumuluar detyrime të mëdha ndaj fondit të kompensimit të byrosë shqiptare të sigurimeve. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, detyrimet ende të bartura arrijnë në rreth 1.7 miliardë lekë ose 13 milionë euro.

Nga Financial Times/ Çfarë po ndodh me çmimet e transportit?

Porti kinez përkeqëson vonesat globale të furnizimit

Nga Project Syndicate/ Nga ana tjetër, Kina nuk po humb kohë...

Biden u kthye, Amerika ende…

"Nga 400 mijë lekë të vjetra deri në..."

Gonxhja: Gjoba për mjetet që dalin kur u ka skaduar afati

Frika për kthimin e kufizimeve pengojnë stafin

Financial Times: Greqia ‘po vuan’ për punonjës turizmi