24.09.2018 - 15:39
Policia e Shtetit deklaroi se pjesë e aksionit policor kanë qenë Forcat e Posaçme të Operacioneve në Policinë e Shtetit, FNSH e Shkodrës dhe Policia Rrugore, që kanë ushtruar kontrolle të befasishme në Laç e Lezhë.
Aksioni i policisë u bë në kuadër të kontrollit të territorit për kapjen e personave qe qarkullojnë me armë zjarri, drogë, si dhe për kapjen e personave në kërkim.
Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, gjatë operacionit janë kontrolluar 41 mjete luksoze si dhe janë shoqëruar për verifikim 17 persona.