MENU
klinika

Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi

Kroacia kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës me Serbinë

15.09.2018 - 12:22

Ministrja e Jashtme e Kroacisë Marija Pejcinovic Buric ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo me të cilin ka folur edhe për çështjen e Kosovës. 

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme së Kroacisë shkruhet se përpos të tjerave temë e bisedës me Sekretarin Amerikan kanë qenë edhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ministrja kroate, ka theksuar rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë dhe që nuk do ta cënojë stabilitetin e rajonit, duke marrë parasysh dhe implikimet tjera të sigurisë jashtë kufijve të rajonit.
Kroacia ka dalë me qëndrim kundër ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ky qëndrim është bërë i ditur disa javë më parë gjatë takimit të Kryeministrit të Kroacisë Andrej Pletkoviç me Kancelaren e Gjermanisë. 

Nuk duhet harruar që marrëdhëniet e Kroacisë dhe Serbisë janë dëmtuar pas incidentit të shkaktuar nga Vojislav Sheshel, kryetarit të Partisë Radikale serbe, i cili shau delegacionin kroat dhe përdhosi flamurin kroat. Kjo gjë ndodhi pas një takimi zyrtar të delegacionit kroat në Beograd.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN