Nismëtari i protestës së sotme në Prishtinë, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka komentuar vizitën e Hashim Thaçit në Ujman. Albin Kurti tha se Thaçi pati frikë të qëndronte në Prishtinë gjatë protestës kundër tij dhe shkuarja për vizitë në Ujman ishte një inskenim.
Kurti e ka krahasuar qeverinë aktuale të Kosovës me atë të Serbisë. Ai ka thënë se pushtuesi i dikurshëm, është zëvendësuar me një të ri që ka kapur shtetin e Kosvës. Gjithashtu shtoi se qytetarët e Kosovës u ndodhën në shesh sepse ‘Këta pushtues nuk duhet të jenë në pushtet”.
Kurti ka thënë se presidentin Thaçi po e mban në pushtet një qeveri e pakicës.
Në fund të protestës së sotme, lideri i Vetëvendosjes, Kurti paralajmëroi edhe protesta të tjera kundër Hashim Thaçit.