MENU
klinika

Vjen konfirmimi

LeBron James zëvendëson Jordan në “Space Jam 2”

20.09.2018 - 20:35

Janë të rrallë personat që nuk e kanë parë filmin “Space Jam” prodhim i vitit 1995, ku protagonist kryesor ishte legjenda e basketbollit amerikan Michael Jordan.

Tashmë kur është vendosur zhvillimi i “Space Jam 2” mësohet edhe aktori kryesor i tij. Ai do të jetë një tjetër legjendë, LeBron James. Tani është koha që basketbollisti i Los Angeles Lakers të veshë fanellën e Tune Squad.

Xhirimet e filmit me regji të Terence Nance do të fillojnë në verën e ardhshme, ndërsa producent është Ryan Coogler.

Filmi i parë arriti sukses të madh në gjithë botën duke përfituar 230 milionë dollarë. “Kjo është vërtet shumë më tepër, dua që fëmijët ta kuptojnë sesa të fuqishëm mund të ndihem dhe sa të fortë mund të jenë vetëm nëse nuk heqin dorë nga ëndrrat e tyre”, ka thënë LeBron James teksa ka konfirmuar pjesëmarrjen në film.