MENU
klinika

Bëhet zyrtare

Ledri Vula, tashmë pjesë edhe e sportit

19.09.2018 - 20:28

Ledri Vula është një prej reperëve më të suksesshëm dhe më të dashur për publikun shqiptar, por përveç muzikës, ai ka edhe një tjetër pasion të madh.

Sporti i basketbollit është pasioni tjetër i tij pas muzikës. Në pamundësi për të qenë një lojtar i këtij sporti, tashmë Ledri do të jetë në një post të rëndësishëm drejtues në klubin e basketbollit të Prishtinës, në pozicionin e nënkryetarit.

Ledri e ka bërë publike këtë me anë të një postimi në llogarinë e tij të “Instagramit”, atje ku ndiqet nga më shumë se 1.2 milionë persona.

Në njërën mënyrë apo tjetrën, gjith i lidhun me Basketbollin. Prej sot nënkryetar i klubit basketbollistik të qytetit tim”, shkroi në Instagram Ledri Vula.