Lemza është një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e muskujve të diafragmës. Kur spazma e muskujve apo kordat vokale mbyllen, prodhojnë lemzën e cila shoqërohet edhe me një tingull.
Lemza shkaktohet nga:
– E ngrëna shumë shpejt;
– E ngrëna apo pirja e tepërt;
– Sëmundje që acarojnë nervat e diafragmës;
– Dhimbje abdominale;
– Goditjet e ndryshme;
– Tumoret e trurit;
– Duhanpirja;
– Medikamente të caktuara.
Shumica e rasteve të lemzës zgjidhen në një kohë të shkurtër dhe rrallë herë janë një emergjencë mjekësore.
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse lemza zgjat më shumë se tre orë ose nëse ju shqetëson gjatë të ushqyerit apo fjeturit.
Si të shpëtojmë nga lemza?
– Duke mbajtur frymën për disa sekonda;
– Pirja e shpejtë e një gote uji;
– Tërheqja e fortë e gjuhës;
– Të pini një limon të shtrydhur;
– Një lugë kripë ose sheqer.
Rrallë herë një mjek mund të rekomandojë ilaçe për lemzën, vetëm në rast se ajo është e rëndë dhe e vazhdueshme.
Lemza mund të parandalohet duke shmangur ngrënien apo pirjen e shpejtë.