MENU
klinika

Mbështetje jashtë fushe

Leonita, “sekreti” i suksesit të Xhakës

27.09.2018 - 10:14

Ndoshta shumë menduan se për Xhakën do të ishte e vështirë të ambientohej me kampionatin anglez kur u transferua te Arsenali, por nuk rezultoi aspak kështu për futbollistin me origjinë nga Kosova, i cili përfaqëson Zvicrën.

Ai ka arritur tashmë të kthehet në një prej futbollistëve më të mirë te londinezët. Gjatë kësaj periudhe, Graniti kurorëzoi në martesë edhe lidhjen e tij me bukuroshen Leonita, e cila duket se është “sekreti” i suksesit të tij, duke qenë një mbështetje e madhe jashtë fushe për kosovarin.

Xhaka ndan shpesh foto me bashkëshorten e tij në rrjetet sociale dhe këtë gjë ka bërë edhe së fundmi.

Së fundi, ai ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij, Leonitën ku i shohim brenda makinës dhe duken shumë mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi pas fitores ndaj Izraelit

Shënoi i biri, Ragip Xhaka: Zemrën te Shqipëria