MENU
klinika

Marrëveshja

Liberalizohen vizat me El Salvadorin

26.09.2018 - 16:20

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, i pranishëm në Asamblenë e OKB-së, ka takuar Ministrin për Marrëdhëniet me jashtë të El Salvadorit Carlos Castaneda dhe me Ministrin e Jashtëm të shtetit te Katarit Jassim Al-Thani.

Me ministrat u diskutua mbi stadin aktual të marrëdhënieve dhe forcimin e tyre si dhe për kandidaturën e Shqipërisë për një vend jo permanent në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023.

Po ashtu mes ministrit Bushati dhe ministrit Castaneda u firmos dhe një marrëveshja për liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Marrëveshja ka si qëllim lehtësimin e qarkullimit të lëvizjes ndërmjet dy shteteve.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të shërbejë si një nxitje e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke shtuar kështu mundësitë për shkëmbime ekonomike me përfitime të ndërsjella edhe me vende të largëta si Salvadori, me të cilat më parë nuk kemi pasur marrëdhënie të tilla.