MENU
klinika

Rudi Erebara

Librat shkollorë të përdorur: Dija nuk ngrihet me zhele

03.09.2018 - 11:25

Fëmija që merr falas një libër të përdorur një herë, edhe shumë më keq dy herë, është bërë për gjynaf. Nuk ka asnjë arsye të bëhet për gjynaf, por ama shteti e bën për gjynaf. Përse duhet të marrë fëmija im librat e një fëmije tjetër? Fëmija tjetër ndoshta i do t’i ruajë kujtim librat.

Një tjetër fëmije, ndoshta është ngelës. Një tjetër ka merak kush ia ka prekur librin. Paratë janë gjërat më të pista që ne qarkullojmë në jetë. Edhe kjo ndodh se t prej letre. Ku e di unë si prind sa të ndenjura janë ulur mbi librin që do t’i japë shteti me detyrim fëmijës tim? Po sa minj e kacabunj i kanë kaluar siper nëpër magazina? Nuk e di.

Qeveria meqë luan rolin e bamirëses në vend që të luajë rolin e qeverisë siç i takon, nëse do te ndihmoje me librat të gjithë shqiparët kudo që ndodhen, t’ua rimbursojë shpenzimin e librave në bazë të të ardhurave. Nuk ka nevojë të bëjë kush çel poza më të bukura.

T’ua rimbursojë fëmijëve të mësuesve, policëve, ushtrakëve, mjekëve dhe infermierëve që punojnë në shtet, zjarrfikësve, të papunëve (dmth këtu hyj edhe unë), pastaj të ndërtojë strategjinë ndihmëse të riciklimit të librit për ata që kanë nevojë, që e shohin te arsyeshme te kursejne se u duhet, se janë ekologjiste etj etj, qe ta blejnë librin e përdorur me gjysmë çmimi a më pak, sipas gjendjes së librit.

Sepse unë nuk dua që pas tre vjetësh fëmija im të fillojë shkollën me një libër zhele, sepse ashtu i shkon edhe shkolla.