MENU
klinika

Mimoza Hysa

Libri nën shënjestrën e barbarëve

01.09.2018 - 10:19

“Ideja që bota e librit është vënë në shënjestër prej barbarëve është tashmë kaq e përhapur sa po kthehet në një gjë të zakonshme. E gjithë thashethemnaja do të thosha se mbështetet në dy kolona:

1) njerëzit nuk lexojnë më

2) kush boton libra sot e ka mendjen vetëm te fitimi, gjë që e arrin.

Thënë kësisoj, duket paradoksale: është e qartë se po të jetë e vërtetë e para, nuk mund të ekzistojë e dyta.

Vitet pesëdhjetë, gjashtëdhjetë në Itali ishin vitet kur quhej sukses nëse një autor i mirë si Calvino shiste 30.000 kopje në shtatë vite, ndërkohë që sot shet 300.000 kopje vetëm në një vit. Po pse atëherë ekziston klisheja që tani “njerëzit nuk lexojnë më”?

Një nga arsyet është se ata që shkruanin atëherë ishin autorë si Pavese, Calvino, Gadda, Moravia, Pasolini dhe lexuesit ishin pjesa elitare më afër kulturës dhe dijes. Natyrisht shumë më e paktë se sot, por më cilësore. Sot porta është e hapur për të gjithë dhe ndër autorë gjenden dhe futbollistë apo kuzhinierë, ashtu si ndër lexues ka edhe nga ata që kanë mbaruar vetëm filloren dhe bëjnë bejte në rrjetet sociale. Njëkohësisht për librin kanë të drejtë të flasin të gjithë, pa kuptuar edhe se për çfarë po flasin.” (Alessandro Baricco nga libri “Arritën barbarët”)

Shifra zyrtare botimi nga ISBN në Bibliotekën Kombëtare:

Viti 2016 798 botime letrare (letërsi shqipe dhe letërsi e huaj)

Viti 2017 1017 botime letrare (letërsi shqipe dhe letërsi e huaj)

Numri i shtëpive botuese rritet nga viti në vit. Tashmë në Shqipëri me më pak se 3 milion banorë kemi 120 shtëpi botuese që nxjerrin rreth 1000 tituj të rinj në vit.

Me çfarë viti dhe periudhe krahasohen shifrat për leximin kur është hera e parë që bëhet një anketë e gjerë për leximin, pra për moshën nga 25 deri në 65 vjeç?

Përgjegjësi e shtetit? – Padyshim shumë e madhe: hapja dhe pasurimi i bibliotekave publike në të gjithë vendin, pasurimi i bibliotekave shkollore, POR sidomos sensibilizimi i prindërve, mësuesve që të afrojnë fëmijët dhe nxënësit me lexuesin. Mos të harrojmë se ka shumë fëmijë që janë të rrethuar me libra në shtëpinë e tyre e sërish nuk lexojnë.

Krahasimi mund të bëhet shumë qartë me vendet europiane. Statistika tregon se jemi në përqindje të njëjtë me Romaninë dhe Turqinë. Jemi në shifra të përafërta me vende si Portogalia apo Bullgaria. Sfida dhe dëshira jonë është t’u afrohemi vendeve të zhvilluara si Franca, Gjermania apo vendeve me lexues të zellshëm si Norvegjia apo Suedia. Sfidë e madhe ashtu si sfida për zhvillimin ekonomik.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB