Administratori i “Gulf” Alban Aliko, është liruar me vendim të gjykatës së Tiranës.
Në muajin prill, të gjithë pikat e karburantit të kësaj kompanie u mbyllën dhe përfaqësuesit e saj u larguan pa dhënë asnjë njoftim për klientët, që kishin marrë marrë më parë tollona.
Aliko u arrestuar pak kohë më parë për mashtrim me tollonat e karburantit, që kap shifrën e 5 milionë eurove.
Prokuroria dyshonte se ai me vetëdije kishte shitur tollona më shumë seç kishte gjendje. Për pak ditë u grumbulluan 1.5 milionë euro. Nafta blihej nga furnitorët me 1500 lekë dhe ju shiteshin tollona klientëve me 1300 lekë.
Vendimi i Gjykatës është dhënë ditën e djeshme për menaxherin kryesor, ku më pas ndryshoi edhe masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Ky vendim është dhënë nga Arben Mickaj, i cili disa muaj me kërkesë të prokurorisë kishte dhënë vendimin e arrestit me burg në mungesë, por këtë herë nuk e pa të arsyeshme ta mbante në qeli, duke caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi.
Në lidhje me këto veprimi, menaxheri i kësaj kompanie rrezikon deri në 10 vite burg, pasi skema e mashtrimi iu ka shkaktuar një dëm të madh qytetarëve dhe buxhetit të shtetit.